Flash News

E-TJERA

Raporti/ 700 mln dollarë nga BE ‘të pamjaftueshme’ në forcimin e shtetit ligjor, Shqipëria e fundit në rajon

Raporti/ 700 mln dollarë nga BE ‘të pamjaftueshme’ në

Bashkimi Evropian ka akorduar 700 milionë dollarë në mbështetje të reformave që synojnë nxitjen e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Një auditim i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, ka arritur në përfundimin se mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina), ka pasur një ndikim të kufizuar në reforma.

“Një arsye kryesore për këtë është vullneti i pamjaftueshëm politik i brendshëm për të nxitur reformat e nevojshme”, thuhet në raportin e publikuar nga Auditorët e BE-së. Shkak i ngërçit të krijuar në ecurinë e reformave, thekson raporti, janë edhe kapacitetet e kufizuara administrative.

Shqipëria, në raport me vendet e tjera të rajonit, renditet e fundit si vendi që ka cilësinë më të dobët të qeverisjes në Rajon dhe gjithashtu është e fundit në indeksin e zbatimit të ligjit.

Raporti/ 700 mln dollarë nga BE ‘të pamjaftueshme’ në

Raporti thekson se mbështetja e BE-së në Ballkanin Perëndimor për veprimin e shoqërisë civile mbi sundimin e ligjit, është e pamjaftueshme në përmbushjen e nevojave të sektorit dhe ndikimi i saj nuk monitorohet plotësisht.

Raporti shton gjithashtu se të gjashtë vendet kanë bërë shumë pak përparim në garantimin e lirisë së shprehjes për mediet dhe njëherazi përpos mbështetjes së BE-së, mbështetja publike e këtyre reformave ka qenë në rënie.

Autditorët e BE-së kanë sugjeruar disa rekomandime për të gjashtë vendet, ku theksojnë nevojën për t’u përqëndruar “përcaktimin e objektivave strategjikë për çdo vend në zgjerim duke vendosur tregues të ndikimit përfundimtar në fushat themelore të sundimit të ligjit, si pavarësia e gjyqësorit, liria e shprehjes, lufta kundër korrupsionit dhe kapja e shtetit, së bashku me piketa për monitorimin e progresit drejt tyre.”

Auditorët kërkojnë intensifikimin e mbështetjes për shoqërinë civile për t’u angazhuar në reformat e sundimit të ligjit dhe pavarësisë së medies.

Të fundit