Flash News

E-TJERA

Rama i refuzoi takimin, reagon Beleri: Nuk ndihem i shqetësuar për skenat me regji

Rama i refuzoi takimin, reagon Beleri: Nuk ndihem i shqetësuar për

Në takimin me eurodeputetët, kryeministri Edi Rama përjashtoi Fredi Belerin, duke refuzuar një takim me të. Në hyrje të Kuvendit, Beleri u përball me një incident pasi u sulmua me kos dhe vezë nga një qytetar.

Për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Beleri ka thënë se ngjarja e djeshme ishte një skenë me regji dhe se për të është e papranueshme që para derës së Kuvendit ë mos kishte një polic për të pritur delegacionin e PE.

Sipas tij, gjithçka ishte bërë me urdhër njësoj si çështja që u ngrit ndaj tij për shitblerje votash.

"Sigurisht që edhe sot kemi takime parlamentare, kemi takime me kryetaren e parlamentit, ministrin e shtetit, ndërsa dje takuam opozitën.

Edhe pse jam i bindur që skenat si ajo e djeshmja kanë regji, nuk ndihem i shqetësuar. Unë jetoj në Shqipëri që nga 2015 dhe mund të vij vërdallë ku të dua, Tirana dhe Shqipëria është një vend i sigurtë dhe të çmendur ka kudo, të çmendurit dikush i orkestron e i vë në lëvizje, këtu në vendin tonë i lejon.

Është e papranueshme që para 'Kuvendit të Shqipërisë' të mos ketë asnjë polic ditën që ‘Delegacioni i Parlamentit Europian’ kishte takimin. Dikush kishte dhënë urdhër që të mos kishte polic.

Metrin e patriotizmit, siç e dini si të gjitha metrat e pushteteve në Shqipëri e mban një njeri, ai e etiketon kush është patriot e kush jo. Duke komanduar mediat komandon gjithë jetën politike dhe mundohet që me propagantë të bëjë politikë.

Kjo është një gjë që shumë herët apo vonë do të dalë, unë jam këtu dhe kryetarët më njohin edhe kur flasin qytetarët besoj duhet ta respektojnë. Edhe kryeminsitri Rama çështjen time nuk e respektoj dhe kjo është e prapanueshme.

Moslejimi i mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, ishte një veprim që na kthen shumë vite mbrapa në diktaturë, e kamufluar me veprime jodemokratike. Unë që muajin e parë të çështjes time isha i bindur se nuk do e merrja Bashkinë e Himarës dhe do të dënohesha duke parë se si po montohej çështja.

Është për të ardhur keq se si ka popaganduar qeveria dhe mund të jesh naiv nëse nuk mendon se SPAK zgjat pushtetin e kryeministrit në Shqipëri. Janë të njëjtë gjykatës që më kanë dënuar mua, mbajnë në burg liderin e opozitës apo të Partisë së Lirisë, madje gjykatësi i çështjes time është ai që dha urdhërin e arrestimit të zotit Meta pa akuzë. Janë kamikazë të drejtësisë që kanë vetëm një qëllim, të mbajnë në pushtet Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama.

Jemi 10 eurodeputetë e shumica e tyre janë partizanë të integrimit të Shqipërisë ndër vite dhe ata e njohin Shqipërinë nga ana e mirë dhe e keqe. Ata ishin të habitur se si ndodhin disa gjëra në Shqipëri, një shtet i cili sapo hapi kapitujt e parë sillet në këtë mënyrë. Nuk ka asgjë të fshehtë, të gjitha dihen, ne jemi në qendër të Europës. Shqiptarët janë të integruar në Europë, kanë një mik kanë një njeri dhe nuk i çudit asgjë, e dinë situatën shumë mirë", tha Beleri.

Të fundit