Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Qeveria shqiptare prezanton sanksionet ndaj Rusisë: Ngrin astetet e Putin dhe ndalon fluturimet

Qeveria shqiptare ka prezantuar sot për herë të parë sanksionet ndaj Rusisë, e cila prej katër ditësh po sulmon Ukrainën.
Sanksionet janë prezantuar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila u shpreh se qeveria shqiptare ngrin asetet e Putin dhe shumë përfaqësuesve të tjerë rus.
"Ky është një agresion i paster dhe luftë kriminale ndaj një populli të pafajshëm. Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e askujt tjetër. Në këtë situatë jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, që nga OSBE e NATO, ku propozimet tona kanë qenë mjaft të guximshme. Vendi ynë propozoi një rezolutë ku i bëri thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës. Shqipëria pa asnjë hezitim u është bashkuar masave dhe aktualisht po harton bazën ligjore për masat shtrënguese të miratuara nga Këshilli i BE-së që nga data 23 shkurt. Ngrirja e aseteve të Presidentit Putin, ministrave e jo vetëm, anëtarëve të Dumës Shtetërore ruse. Në total këto masa kufizuese do të zbatohet për 654 individë dhe 42 subjekte. Ndalohet dhe udhëtimi i rusëve në Shqipëri, i atyre që janë listuar në BE. Vendosen kufizime dhe në sektorin e transporteve e energjisë,"- tha Xhaçka.
Ministrja u shpreh se Shqipëria gjithashtu, nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.
Fjala e plotë e ministres Xhaçka:
Të dashur qytetarë
Unë nuk mbaj mend një ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Europës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës.
Besoj që shpreh atë që ndjejnë sot të gjithë shqiptarët kur them që rezistenca heroike e popullit ukrainas kundër këtij agresioni ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë ne.
Lufta në Ukrainë është shumë më tepër sesa një luftë për lirinë e Ukrainës. Është një luftë për të ardhmen e Europës demokratike, për arkitekturën e sigurisë dhe të bashkëpunimit në kontinetin tonë dhe për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar.
Le ta themi troç dhe hapur sepse ky është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve: agresioni rus kundër Ukrainës është i paprovokuar. Kjo nuk është një luftë mbrojtëse dhe nuk është një luftë që bëhet në emër të interesave legjitime të sigurisë të Rusisë apo të popullit rus.
Ky është një agresion i pastër, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi dhe një populli të pafajshëm që kurrë nuk e ka kërcënuar Rusinë, mëkati i vetëm i të cilëve është dëshira për të ndërtuar një shtet modern e demokratik në Europë sipas një modeli që nuk i pëlqen regjimit diktatorial të Moskës.
Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e udhëheqjes ruse dhe e askujt tjetër. Besoj që gjatë këtyre ditëve i keni parë e ndjekur në media reagimet e vendeve aleate me ne për masa e sanksione kundër Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën.
Në këtë përballje dramatike dhe epokale të kohës tonë, ne jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, por edhe duke dhënë një kontribut të dorës së parë sidomos në fushën e diplomacisë.
Që nga OSBE e NATO ku propozimet tona kanë qenë konkrete e të guximshme, e deri në Këshillin e Sigurisë të OKB ku në bashkëpunim me Misionin e Shteteve të Bashkuara vendi ynë po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës.
Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton e duke treguar fare qartë në sytë e të gjithë botës sesa e izoluar është Rusia në këtë sipërmarrje kriminale kundër një shteti sovran.
Gjatë ditës së sotme, në Këshillin e Sigurimit do të votohet për ta diskutuar këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, çka do të demonstrojë edhe një herë izolimin e skajshëm të Rusisë në arenën ndërkombëtare.
Shqipëria po ashtu, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë.
Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj, të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.
Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.
Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.
Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.
Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.
Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.
Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit.
Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel europian hapësira ajrore e Republikës së Shqiperisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.
Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.
Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën.
Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave. Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38