Flash News

E-TJERA

Qeveria hap ‘thesin’ në prag të zgjedhjeve, miliona lekë për bashkinë e Tiranës dhe Durrësit

Qeveria hap ‘thesin’ në prag të zgjedhjeve, miliona

Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime që parashikojnë rritjen e buxhetit me në fokur procesin e rindërtimit, i nisur pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019.

Referuar SCAN Tv, fondi për financimin dhe rikonstruksionin e e infraskturturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar rritet në 1 265 498 838, nga 605 498 838 që parashikohej në vendimin e prillit 2020.

Fondet më të larta i janë akorduar bashkisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit. Tirana përfiton një fond prej 387 370 974 lekë për rindërtimin e banesave individuale. Edhe për rindërtimin e pallateve dhe ndërtesave në zonën e “5 Majit”dhe “Kombinatit”, fondi shtohet me 3 300 234 940 lekë.

Si më ‘e privilegjuara’, bashkisë së Tiranës i shtohet edhe fondi prej 387 370 974 lekë për ‘riforcim të banesave të dëmtuara’.

Bashkisë Durrës i shtohen në fonde edhe masa prej 568 048 796 lekë, si edhe 449 129 166 lekë për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara, që janë klasifkuar si të pabanueshme.

Për riparimin e mjediseve të përbashkëta Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 310 546 268 lekë.

Për riforcimin e pallateve, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda që nuk duhen rindërtuar nga e para, Bashkia Durrës do të marrë 261 381 097 lekë.

Të fundit