Flash News

E-TJERA

Qeveria bën gati legalizimet falas para zgjedhjeve të majit, lehtësim procedurash dhe ulje kostosh

Qeveria bën gati legalizimet falas para zgjedhjeve të majit,

Zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 maj duket se do të shoqërohen edhe me ‘bonuse’ për qytetarët, ndoshta si një mënyrë për t’i joshur e për të marrë votat e tyre.

Agjencia Shtetëore e Kadastrës ka bërë gati procedurën për lehtësimin e legalizimeve për disa kategori të popullsisë. Sipas projektvendimit të siguruar nga Scan Tv i publikuar në Programin e Përgjithshëm analitik të Projektakteve për vitin 2023 të sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave, lehtësirat parashikohen për 4 muajt e parë të vitit.

Pra, do të thotë se procedurat për lehtësimin e legalizimeve bëhen rreth një muaj para zgjehdjeve vendore të 14 majit.

Titulli i Projekvendimit është “Për rregullat e hollësishme për kalimin e të drejtës së pronësisë dhe regjistrimin e pasurisë së legalizuar, pagesën, çmimin favorizues, kategoritë e subjekteve që përfitojnë falje, si dhe përqindjet për zbritjet dhe përdorimit të bonove të privatizimit”.

Në program përcaktohet se ai duhet të jetë gati brenda katërmujorit të parë të vitit.

Në rubrikën “Çështjet kryesore që parashikon të rregullojë projektakti” përcaktohen rregullat, çmimi favorizues, pagesa, kategoria e subjekteve që përfitojnë falje në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë nëpërmjet legalizimit.

Dokumenti sqaron se Projektakti Përputhet me programin politik të qeverisë 2021-2025 dhe konkretisht me kreun “Siguria e pronës” (faqe 47-48) dhe se Miratimi i tij është në funksion të zbatimit të Strategjisë ndërsektoriale “Reforma në fushën e të drejtave të pronësisë në vitin 2012-2020(kapitulli II).

Të fundit