Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës në fokusin e mediave ndërkombëtare: Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protesta e opozitës në fokusin e mediave ndërkombëtare:

Protesta kombëtare e opozitës është shoqëruar me një jehonë në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar zhvillimet e fundit, përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

Associated Press shkruan se policia përdori gaz lotsjellës në protestën ku kërkohet rrëzimi i qeverisë.

“Policia e trazirave qëlloi gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve që hidhnin kokteje Molotov dhe fishekzjarrë gjatë një demonstrate të martën në mbrëmje në qendër të Tiranës nga mijëra mbështetës të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë”, shkruan Associated Press.

Media italiane ANSA shkruan se godina qeveritare u godit nga fishekzjarrë, ndërsa “disa qindra protestues u rikthyen, duke u përpjekur të thyenin kordonin e dendur të policisë të vendosur përpara ndërtesës.” Një grup tjetër thuhet se u drejtua drejt ndërtesës së parlamentit.

ANSA thekson qëllimin e opozitës për dorëheqjen e kryeministrit, i akuzuar si fajtori kryesor në "korrupsionin e përhapur".

“Zëvendëskryetarja e qeverisë dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është hetuar për abuzime të dyshuara në të paktën tetë tendera me vlerë qindra miliona euro. Zyra e prokurorit ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, si dhe autorizimin parlamentar për arrestimin e saj”, shkruan media italiane.

“Shpërthen dhuna në protestën antiqeveritare në kryeqytetin e Shqipërisë”, është tituli me të cilin e nis artikullin kushtuar protestës, The Washington Post. Media amerikane shkruan se “policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve që kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë.”

Të fundit