Flash News

E-TJERA

Protesta e 7 korrikut, deputeti gjerman: Opozita ka të drejtë, është rregull për demokracinë

Protesta e 7 korrikut, deputeti gjerman: Opozita ka të drejtë,

Deputeti i Bundestagut gjerman Adis Ahmetoviç, në një bashkëbisedim me gazetarët në Tiranë, foli edhe për protestën e 7 korrikut të thirrur nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.

Ahmetoviç tha se protesta e opozitës i shërben demokracisë dhe se promovimi i qëndrimit të saj është diçka shuam normale që ndodh në çdo vend të BE-së.

“Është e thjeshtë për mua si politikan nga Berlini të komentoj sepse unë nuk jetoj këtu. Ashtu sikurse nuk është e lehtë për mua. Çdo vend europian ka probleme shumë të mëdha për shkak të kësaj situate. Jo vetëm Shqipëria. Çdo vend i BE i ka këto probleme. Mund të kuptoj që njerëzit nuk janë të lumtur me këtë situatë.

Është në rregull për demokracinë që opozita proteston. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive. Është në rregull për demokracinë që opozita proteston dhe promovon qëndrimin e vet. Kemi protesta edhe në Gjermani. Kjo është demokracia. Ju duhet të lejoni diskutime konstruktive dhe demonstrata. Shqipëria ka nevojë edhe për më shumë mbështetje nga Bashkimi Europian”, tha Ahmetaoviç.

Të fundit