Flash News

E-TJERA

Pronari i dënuar për korrupsion, kompania fiton tender 15.5 milion euro për rindërtim

Pronari i dënuar për korrupsion, kompania fiton tender 15.5 milion

Një kompani me pronar të dënuar për korrupsion, ka fitar tender 15.5 milion euro për rindërtimin.

Nga vendimi i Gjykatës së Apelit i siguruar nga Euronews Albania më 23 nëntor të vitit 2018 ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burg biznesmenin Ylber Kalaja i cili ka korruptuar zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Burgjeve në këmbim të fitimit të tenderave të ushqimeve.

Bashkë me Kalanë gjyakta ka dënuar edhe ish.zv Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Iljaz Labi dhe tre administrator kompanish.

Bazuar në hetimet, Kalaja ka ndryshuar emrin e kompanisë së tij nga “Vllaznia” në “Dajti Park 2007” dhe pasi u dënua nga gjykata, i ka dhuruar rreth 80% të aksioneve djalit të tij Desart Kalaja dhe pjesën tjetër Lulzim Qefalisë, vëllait të ish- deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Kompania vijon edhe sot të fitojë milliona euro tendera nga qeveria, megjithëse pronari i saj është i dënuar për korrupsion.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përmes një bashkimi operatorësh, “Dajti Park 2007” ka fituar 3 kontrata me vlerë 11 milion euro, ndërsa nga bashkia Tiranë ka fituar hartimin e projektit të rindërtimit në zonën e kombinatit me vlerë 4.5 milion euro.

Ligji për prokurimet publike ndalon pjesëmarrjen në tendera të kompanive që kanë një ortak të dënuar për korrupsion dhe vepra të rënda penale. Kjo nuk ka penguar që “Dajti Park 2007” të jetë një nga 6 firmat që kanë përfituar më shumë nga tenderat e rindërtimit.

Të fundit