Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prokuroria e Vlorës sekuestron 8 mln euro pasuri në bregdet, 24 urdhër-arreste. Si u tjetërsuan pronat

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 8 milionë euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.
Në kuadër të operacionit janë dhënë 24 masa sigurimi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.
Sipas prokurorisë, “prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumenta origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore” duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet.”
“Dokumentat e falsifikuara janë rifutur në arkivën e D.A.M.T-së pranë Këshillit të Qarkut Vlorë si dokumente origjinale dhe nga ana e personave të interesuar është kërkuar kopje e njehsuar e tyre në rrugë zyrtare me kërkesë në Kadastrën e Qarkut Vlorë. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumentave pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë.
Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe akteve të ekspertimit tekniko-grafik të kryera nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i disa prej praktikave të sekuestruara që bëjnë fjalë për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, ka rezultuar i falsifikuar. Për sa më sipër, nga aktet e administruara deri më tani, bazuar në aktet shkresore të administruara, kqyrjet e dokumentacionit të përdorur për fitimin dhe më tej regjistrimin e pasurive të mësipërme; si dhe konkluzionet shkencore të akteve të ekspertimit tekniko-grafik të realizuar mbi dokumentat objekt ekspertimi, krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se në rastin konkret ndodhemi përpara elementëve të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”; parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Falsifikimi i dokumentave”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi i 2 i Kodit Penal; si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190, paragrafi i 2 i Kodit Penal”, njofton prokuroria.
Prokuroria njofton se nga ana objektive, është konstatuar gjatë hetimeve të deritanishme se veprat penale të mësipërme janë kryer si më poshtë:
•Nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike (Korrigjime; shtesa, fshirje; etj) të dukshme në formularë nr.6 dhe A.M.T.P;
•Nëpërmjet Falsifikimit të nënshkrimeve të përfaqësuesve të Komisionit të Ndarjes së Tokës në Fshat si dhe Përfaqësuesit të Rrethit të asaj kohe;
•Nëpërmjet falsifikimit të vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentat A.M.T.P dhe Formularë nr.6;
•Nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike (Korrigjime; shtesa; fshirje; etj) të kryera në dokumentin bazë për verifikimin e titullit të pronësisë; ”Regjistri i Korespondencës/Libër i fermerëve , fshati Himarë”
•Përdorimit të 2 ose 3 AMTP-ve dhe Formularëvë nr.6, të ndryshëm mes tyre për të njëjtën pasuri, në të njëjtat praktika; me qëllim regjistrimin e akteve që përmbanin sipërfaqe më të madhe toke (shtuar sipërfaqja nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjes në shifrat e dokumentave);
•Ekzistencë e 2 ose më shumë A.M.T.P-ve të ndryshme për të njëjtën pronë, në të njëjtat praktika;
•Mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara, të pasqyruara në formularin 6 me ato të pasqyruara në A.M.T.P.; (për shkak të ndërhyrjes në këto dokumenta nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve, ngastrave; vendodhjes së tyre dhe zërit kadastral)
• Mospërputhje e parcelave të pasqyruara në formularin 6 si dhe sipërfaqen tërësore të Formularit 6 me sipërfaqen që pasqyrohet për shtetasin, tek Libri i Fermerëve; (për shkak të ndërhyrjes në këto dokumenta nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve, ngastrave; vendodhjes së tyre dhe zërit kadastral);
• Mospërputhje e parcelave të pasqyruara në A.M.T.P. formularin 6 si dhe sipërfaqen tërësore të A.M.T.P. me sipërfaqen që pasqyrohet për shtetasit tek Libri i Fermerëve; (për shkak të ndërhyrjes në librin e fermerit nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve të pasqyruara në këtë dokument).
Janë dhënë 24 masa sigurie nga të cilat "Arrest me burg" për shtetasit: V.M.; A.V.; S.DH.; J.Z.; I.GJ.; S.J.; D.K.; P.L.; A.D.;
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasit: A.GJ.; I.R.; S.L.; DH.L.; N.L.; A.DH.; A.GJ.; J.M.; Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për shtetasit: P.X; E.B; S.B; A.L; A.A; J.Z; M.R; GJ.A; Caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, lidhur me një numër të konsiderueshëm pasurish, të cilat janë regjistruar pranë ASHK Vlorë mbi bazën e përdorimit të dokumentave të falsifikuara në periudhën 2019-2022, pasuri të paluajtshmë më një sipërfaqe totale prej 59.889 m², të ndodhura në zonën e Himarës; Dhërmiut; Gjilekës, Qarku Vlorë.
Gjithashtu mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata me vendimin me nr.443 datë 19/10/2021, ka vendosur të lejojë kontrollin e banesave të shtetasve nën hetim J.M; A.D; A.DH.
Vlera e pasurive të sekuestruara sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 8.000.000 euro.
Lidhur me këtë procedim penal, hetimet vijojnë, për pasuritë e ndodhura në zonën e Dhërmiut; Gjilekës; Jalit dhe të Livadhit, per evidentimin e rasteve të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për veprimet e nëpunësve shtetërore, të cilët kanë kryer veprime lidhur me regjistrimin e këtyre pasurive.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38