Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, dosja e Onkologjikut i kalon SPAK-ut

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë, dosja e Onkologjikut i

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për dosjen e Onkologjikut duke ia kaluar për hetime të mëtejshme SPAK-ut.

Vendimi për shpalljen e moskompetencën është marrë pak ditë më parë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka vendosur që këtë çështje t’ia kalojë për hetim më të thelluar prokurorëve të SPAK.

Skandali tek Onkologjiku u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Mjeku Edmond Gashi i orientonte pacientët e sëmurë me tumor drejt klinikës së tij private për të marrë shërbimet e nevojshme.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Për mjekun Edmond Gashi u caktua masa e sigurisë “Arrest shtëpie” nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për mjeken Alketa Pere Ymeri u vendos masa “Detyrim paraqitje”, ndërsa për Brikena Qirjazi, ish zv.drejtoreshë e QSUT, u vendos “Detyrim paraqitje”.

Të fundit