Flash News

E-TJERA

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare ndër më të fortat në Holandë, dominon edhe Amerikën Latine

Prokurori i Antimafias italiane: Mafia shqiptare ndër më të

Nicola Gratteri, prokurori i Antimafias italiane dhe prokuror i Catanzos në Kalabri, konsideron se mafia shqiptare po rritet ndjeshëm në nivel ndërkombëtar. Sipas tij, shqiptarët vijnë të fuqizuar nga Shqipëria me një plan të mirëmenduar.

Për RTV Ora, Gratteri pohoi se mafia shqiptare aktualisht ka gjetur zonë të gjerë veprimi në dy shtete: Kolumbi dhe Holandë. Prokurori italian tregon se në Kolumbi mafia shqiptare e blen vetë drogën në rrugë të drejtpërdrejtë, ndërsa në Holandë pozita e mafias shqiptare është akoma më e fortë, pasi edhe kushtet aty janë më të favorshme.

Gratteri tha se nga analizat e bëra, rezulton se mafia shqiptare po e forcon gjithnjë e më shumë pozitën e saj në Amerikën Latine.

“Unë ju them se mafia shqiptare po rritet shumë në nivel ndërkombëtar. Kur unë ju flas për mafien shqiptar, ju them se janë organizata kriminale mjaft të forta, që nisen mjaft të forta, mjaft të pasura nga Shqipëria, të afirmuar mirë në planin prestigjoz të fuqisë. Gjej të evidentuar mirë mafien shqiptare në dy shtete, në Kolumbi, e në Holandë. Në Kolumbi mafia shqiptare blen vetë e në rrugë të drejtpërdrejtë kokainën, ndërsa në Holandë është forcuar shumë pasi në këtë shtet pasi është një vend ku lufta kundër mafies është mjaft e ulët, ka një sistem burgjesh mjaft garantues. Në Holandë edhe nëse kapesh me 10 kg kokainë, rreziku i burgut është maksimumi  2 vite, pra pothuajse asgjë. Sot në Holandë gjen të aktivizuar mirë tre mafia; mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare dhe mafia afrikano-veriore, kryesisht e përbërë nga tunizianë emigrantë. Nga analizat e informacionet që ne kemi, duke i konfrontuar me kolegë të tjerë të forcave të rendit në botë, mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më shumë në Amerikën Latine”, tha Gratteri.

Të fundit