Flash News

E-TJERA

Prodhimi i energjisë, Shqipëria me varësi të lartë ndaj importit, hidrokarburet burim kryesor

Prodhimi i energjisë, Shqipëria me varësi të lartë ndaj

Ngritja në bursat ndërkombëtare, reflekton një çmim të lartë në hidrokarburet e sidomos në atë të naftës. Në tregjet shqiptare, çmimi i naftës dhe hidrokarbureve “kërceu” ndjeshëm, sidomos në javën e parë të muajit Mars.

Një analizë e SCAN TV, ka krahasuar të dhënat nga Eurostat për të parë burimet kryesore të energjisë në vend, si edhe nevojën e Shqipërisë për import në raport me rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, që gjenden në nëntokën shqiptare.

Bazuar nga të dhënat e raporti, rezulton se produkti kryesor me peshën më të madhe në energjinë e disponueshme bruto janë nafta dhe produktet e saj. Gjatë vitit 2020, nafta dhe produktet e saj përbënin 49.5% të burimeve nga të cilat vendi ynë siguronte energji.

Përzierja e energjisë gjithashtu përbëhet nga 33.1% burime të rinovueshme, 6.8% lëndë djegëse të ngurta fosile ose qymyr dhe 1.7% gaz natyror.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është vendi më përqindjen më të lartë të naftës dhe produkteve të saj në energjinë bruto të disponueshme. Pra vendi ynë mbështetet në lëndët djegëse siç janë hidrokarburet, për konsumin e energjisë., ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që mbështeten në lëndë djegëse fosile.

Prodhimi i energjisë, Shqipëria me varësi të lartë ndaj

Ky ndryshim i ndjeshëm në strukturën e burimeve të energjisë mes Shqipërisë dhe rajonit duket të jetë rrjedhojë e mospërdorimit në masë të drurit dhe qymyrit për ngrohje, si dhe si pasojë e industrisë së rëndë jo shumë të zhvilluar.

Gjatë vitit 2020 Shqipëria në total importoi 35.9% të energjisë që ka konsumuar. Importet neto të energjisë nga lëndët djegëse fosile zë 53.9% të totalit, ndërsa importet neto të energjisë nga nafta dhe nënproduktet e saj zënë 37.4% të totalit.

Prodhimi i energjisë, Shqipëria me varësi të lartë ndaj

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë, që kanë një varësi të lartë ndaj importit të energjisë së rinovueshme. Në përfundim, sfida kryesore e Shqipërisë mbetet ulja e varësisë nga importi dhe përqëndrimi i potencialeve që rrjedhin nga burimet e rinovueshme.

Të fundit