Flash News

E-TJERA

Pretendimet që rrëzoi dhe mesazhet që dha Escobar pas takimit me Bashën

Pretendimet që rrëzoi dhe mesazhet që dha Escobar pas takimit me

Ditën e sotme në Tiranë mbërriti i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Vizita e tij ishte me interes, pasi pritej të jepte disa mesazhe lidhur me situatën aktuale në PD.

Në selinë blu situata është "e nxehtë" pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha sepse u shpall "non grata" nga SHBA për korrupsion.

Sikurse ka theksuar ambasadorja Yuri Kim me deklarata të ndryshme përgjatë kësaj kohe, edhe Escobar u shpreh sot se lufta ndaj korrupsionit është prioritet dhe se individët e përfshirë do të marrin sanksione.

Por deri më tani ende nuk janë publikuar provat për akuzat që ngrihen ndaj Berishës. Nisur nga kjo, ish-kryeministri ka ngritur pretendime se vendimi i DASH është hakmarrje politike e Soros.

Por ditën e sotme, pas takimit me Escobar, Basha bëri një deklaratë paralajmëruese, ku tha se zyrtari amerikan do të flasë shumë shpejt për çështjen "Berisha".

Një tjetër pretendim i ngritur në opinionin publik ishte se Bashës nuk i lejohej hyrja në SHBA. Escobar e ftoi sa më shpejt Bashën në Uashington dhe ky i fundit iu përgjigj se po e planifikon vizitën, duke hedhur poshtë zërat se kryedemokratit i është refuzuar viza për në SHBA. Berisha deklaroi në muajin shtator se Basha ka disa vite që nuk udhëton dot në SHBA.

“Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal. Ka udhëtime të anuluara. Unë di ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del probleme i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje, kurse ky është në përgjithësi”, tha Berisha.

Këtë pretendim të ngritur jo vetëm nga Berisha, Basha e ka mohuar. Ky i fundit ka deklaruar se, "nuk ka pengesa që unë të shkoj në SHBA".

Të fundit