Flash News

E-TJERA

Presione ndaj vartëses: Pse SPAK po i shtrëngon “lakun” Belinda Ballukut

Presione ndaj vartëses: Pse SPAK po i shtrëngon “lakun”

Belinda Balluku u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 31 Tetor. Ndaj Ballukut rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tenderë për tenderin për Tunelin e Llogarasë, aferë kjo me vlerë 210 mln euro dhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, projekt për cilin janë prokurouar 450 mln euro.

Pasi fitoi statusin e së pandehurës, një tjetër goditje erdhi nga Gjykata e Posaçme e cila vendosi ta pezullojë nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, si edhe i bllokoi pasaportën duke mos e lejuar të lëvizë jashtë Shqiëprisë.

Masat e marra nga GJKKO të cilat u rrëzuan në Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të Ramës, u vendosën pasi kishte dyshime se Balluku për shkak të postit që mbante në kabinetin qeveritar, mund të prishte provat apo të intimidonte dëshmitarët.

‘Frika’ e GJKKO-së rezultoi e vërtetë edhe pse Kushtetuesja e shpërfilli.

Një pjesë ng dosja hetimore, e publikuar nga kreu i grupit të PD Gazment Bardhi, vërteton përpjepkjet e Ballukut për t’i shpëtuar drejtësisë.

Prokurori Dritan Prençi shkruan në dosje tekstualisht: “Në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo ishte njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion me forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj).”

Presione ndaj vartëses: Pse SPAK po i shtrëngon “lakun”

Kjo përforcon arysen se pse SPAK ka kërkuar autorizimin për heqjen e imunitetit dhe zbatimit të nëj mase më të rëndë të Ballukut. Nëse pretendimi i hedhur në dosje vërtetohet, pra nëse Balluku ka kërcënuar vërtet vartësen e saj, atëherë pozitat përballë gjykatës bëhen më serioze.

Në lojë nuk është vetëm fati i Belindës si individ, por edhe përballja e qeverisë me drejtësinë.

Të fundit