Flash News

E-TJERA

Mesazhet denigruese të PS ndaj opozitës, fushata e socialistëve nën hetim nga KQZ

Mesazhet denigruese të PS ndaj opozitës, fushata e socialistëve

Në prag të çeljes së fushatës zgjehdore, kryeministrit Rama deklaroi me zë të lartë se PS nuk do të shpenzonte lekë për postera, fletushka e tubime të mëdha, pasi paratë do t’i çonin për mbjellje fidanësh.

Mirëpo, Rama nuk e mbajti fjalën dhe shpejtoi pak ditë pas nisjes së fushatës të stamponte fytyrën e tij në çdo cep të Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, madje, edhe në rrugët nacionale. Krahas fytyrës së tij të mbushur me ngjyra me mbishkrimin “Vetëm përpara”, ishin vendosur dhe fytyrat e kryedemokratit Sali Berisha dhe Ilir Meta, por këta të fundit me imazh bardh e zi.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi njoftoi dje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur një procedurë administrative për posterat e vendosura në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm, të cilat mbartin një mesazh denigrues ndaj opozitës.

“Kemi vendosur të hapim procedurën administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe disa organizata për mënyrën se si po e prezanton fushatën nga pikëpamja vizuale Partia Socialiste dhe subjekte të tjera,” deklaroi Ilirjan Celibashi.

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Altin Kaziaj denoncoi mesazhet e shpërndara me banera dhe postera në rrugët e Tiranës, në billboard-e në qytete të tjera të vendit, me mesazhin “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”, siç raporton BIRN.

Kaziaj kërkoi që KQZ të marrë masa për të garantuar barazi mes subjekteve politike në fushatën zgjedhore.

“Nga data 15 prill, në rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë konstatojmë billboarde të mëdhenj me gjuhë fyese, denigruese të kryeministrit të vendit ndaj përfaqësuesve të opozitës. Për barazi të armëve duhet të shihni çfarë po bën qeveria,” shtoi Kaziaj.

Celibashi pretendoi se ka shuëm kërkesa nga subjektet politike, të cilat presin të shqyrothen. “Nuk ka qasje të diferencuar për arsye subjektive për sjelljen elektorale të të gjitha partive,” tha Celibashi.

Të fundit