Flash News

E-TJERA

Portalet shqiptare ndjekin 'injorancën' e medias malazeze: 'I veshin' Berishës akuzat e lobimit rus të Bashës

Portalet shqiptare ndjekin 'injorancën' e medias malazeze:

Një artikull i publikuar në median malazeze “Pobjeda” lidhur me financimet e Rusisë në Ballkan, i referohej Partisë Demokratike në Shqipëri, si përfituese e parave ruse.

"Pobjeda” në artikullin e shkruar i referohej si kryetar të partisë Sali Berishës, por asokohe posti mbahej nga Lulzim Basha. Ky i fundit qëndroi në krye të PD-së nga viti 2013 deri në Mars të vitit 2021, kur u dorëhoq nga posti i kreut të demokratëve.

“Pobjeda” i referohet financimeve ruse në vitin 2017, kohë kur Lulzim Basha drejtonte PD-në dhe jo Berisha.

Portalet shqiptare ndjekin 'injorancën' e medias malazeze: Portalet shqiptare ndjekin 'injorancën' e medias malazeze: 

Mirëpo, lapsusit apo padijenisë së mediave malazeze nuk i janë shmangur portalet dhe mediat shqiptare, të cilat pavarësisht se janë në dijeni se në vitin 2017 posti i kryetarit të PD-së mbahej nga Basha, sërish i janë referuar Berishës.

Një pjesë e mirë e portaleve apo gazetave të vogla me qasje të majtë (Gazeta Dita, Shqiptarja.com, Prapaskena, Voxnews, AlfaPress, Gazeta Tema, Lajmi i Fundit), kanë botuar lajmin me emrin e dikujt i cili nuk ka qenë në funksion si kreu i PD-së pikërisht në vitin kur ngrihet akuza. Mediat të cilat i janë referuar lajmit me të njëjtën qasje si media malazeze, rezultojnë të ndjekin qartësisht një axhendë politike.

Një artikull serioz nuk mund t’i hidhte akuzat e lobimeve ruse mbi Berishën, në një kohë kur kryetar i PD-së ishte Basha. Ky i fundit ka reaguar vetë mbi akuzat e zyrtarit amerikan megjithëse i ka mohuar.

Po ashtu, çështja e lobimit rus është ngritur më herët në vitin 2019, kohë kur Lulzim Basha u thirr i pandehur nën akuzën e përfitimit të 500 mijë dollarëve nga Rusia.

Të fundit