Flash News

E-TJERA

Gomonia bën 'lëmsh' rrjetin, 'Reuters': Protestuesit e 12 nëntorit u akuzuan padrejtësisht për tubimin në Londër

Gomonia bën 'lëmsh' rrjetin, 'Reuters':

Gomonia ishte një nga shumë simbolikat e protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, të shtunën e 12 nëntorit.

Në po të njëjtën datë gjatë paradites u mbajt një protest edhe në Londër në urën “Westminster”, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Britani protestuan kundër dkelaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman e cila i quajti shqiptarët ‘kriminelë’.

Në media qarkulluan disa video të shkëputura nga protesta e 12 nëntorit, të cilat ‘u shitën’ nga profile të huaja si shqiptarë që po protestonin në Britani me gomone nëpër duar.

Në fakt, një kontroll i videove i bërë nga agjencia e lajmeve ‘Reuters’, hedh poshtë hamendesimet se të njëjtët organizatorë të protestës së 12 nëntorit në Shqipëri, nxitën edhe protestën e shqiptarëve në Angli.

Pjesët e videove, të cilat në rrjet u pasqyruan si një formë e talljes së shqiptarëve me Britaninë, në fakt ishin pjesë e revoltës që shqiptarëve në Tiranë, të cilët po atë ditë zhvilluan protestën kundër regjimit Rama.

“Videoja është kapur gjatë një proteste antiqeveritare në Tiranë, Shqipëri, më 12 nëntor, dhe tregon burrat që mbajnë gomonen përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama. Video dhe imazhet e kapura nga mediat lokale tregojnë të njëjtën ngjarje me të njëjtët burra nga një këndvështrim”, raporton Reuters.

“Videoja është filmuar në Shqipëri dhe tregon njerëzit që protestojnë kundër korrupsionit, varfërisë në rritje dhe një numër në rritje të njerëzve që largohen nga vendi”.

Të fundit