Flash News

E-TJERA

“E shohin si ngjarje sportive”, John Bolton komenton propozimin e Ramës për negociatat Kosovë-Serbi

“E shohin si ngjarje sportive”, John Bolton komenton propozimin e

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtarë gjatë administratës Trump, John Bolton ka komentuar propozimin e kryeministrit Edi Rama për të thirrur një konferencë të nivelit të lartë nga Franca dhe Gjermania, mbështetur prej BE-së dhe SHBA-së, me qëllim shtensionin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euroneës Albania, se sa më shumë palë të përfshihen në negociatat mes dy vendeve, aq më e vështirë do të jetë arritja e një marrëveshjeje.

Referuar propozimit të Ramës, Bolton deklaroi se aktorët e jashtëm nuk mund ta shohin si një ngjarje sportive.

“Mendoj se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes, por ka një traditë në Shtetet e Bashkuara, kryebashkiaku Mer Daley i Çikagos, kur u përball me një grevë të mundshme të mësuesve, mbyllte Bordin e Arsimit në një dhomë me sindikatat e mësuesve dhe thoshte: “Nuk do të dilni pa arritur një marrëveshje.” Zakonisht ia arrinin. Por, unë mendoj se nëse ka shumë të jashtëm që po komentojnë sikur të ishte një ngjarje sportive për ecurinë e negociatave, nuk do të ketë një rezultat të dëshirueshëm, do të ishte më mirë që Kosova dhe Serbia të përfaqësoheshin në një ishull ndoshta në Egje, pa shumë spektatorë përreth”, tha John Bolton.

Të fundit