Flash News

E-TJERA

‘Përplasja’ Veliaj-FSHF dhe tritoli në shtëpinë e Dukës, UEFA ‘zbarkon’ në Shqipëri

‘Përplasja’ Veliaj-FSHF dhe tritoli në shtëpinë

Pas shpërthimit me eksploziv mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar edhe UEFA.

Për Associated Press, zyrtarë të UEFA-s kanë deklaruar se do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës.

“UEFA tha se delegacioni i saj dëshiron të "diskutojë çështjet aktuale dhe të ngrejë shqetësimet e saj në lidhje me organizimin e sigurt të Ligës së Konferencës së Evropës 2022 UEFA në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit”, shkruan AP.

UEFA e përshkruan ndërhyrjen e jashtme në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme” dhe një shkelje të rregullave të saj ligjore.

Debatet për garën e kreut të FSHF-së kanë qenë të vazhdueshme, mes Bashkisë së Tiranës dhe presidentit aktual të federatës, Armand Duka. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar nisjen e një hetimi kombëtar dhe ndërkombëtar për “korrupsionin dhe shkeljet 20 vjeçare të Dukës” në krye të FSHF-së. 

Shpërthimi me tritol ndodhi dje disa orë pasi FSHF publikoi një audio-përgjim të Veliajt, ku iu bënte presion përfaqësuesve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, për zgjedhjet që do të zhvilloheshin për kreun e FSHF-së.

Veliaj mohoi të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, duke theksuar se Duka është “kundërshtari i tij po jo armiku”.

Të fundit