Flash News

E-TJERA

Përplasi dy kalimtarë pranë Kryeministrisë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Përplasi dy kalimtarë pranë Kryeministrisë, arrestohet

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip "Mercedes Benz", i cili shkaktoi aksidentin pranë Kryeministrisë.

I arrestuari është Jorgaq Thëngjilli, i cili sipas policisë, ka qenë edhe më parë i ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë. Nga kontrollet e alkoolit dhe lëndëve narkotike, Thëngjilli ka rezultuar i pastër. 

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy të rinj, ku vajza paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Thengjilli, lindur më 15.09.2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal.

Ndërsa drejtonte mjetin me targa AA 528 PY, Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”.

Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndeve narkotike. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara. Me datë 23.07.2023 është ndëshkuar për mosrregullim shpejtësie", njofton policia.

 

Të fundit