Flash News

E-TJERA

Përplasi çiftin e foshnjën tremuajshe/ Pas 2 orësh arrati, arrestohet shoferi në Tiranë

Përplasi çiftin e foshnjën tremuajshe/ Pas 2 orësh arrati,

Është arrestuar shoferi i automjetit  “G Class”, që përplasi në Tiranë një çift e foshnjën e tyre tremuajshe. Sipas mediave, mësohet se 39-vjeçari Ajas Sulejmani u kap në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2.

Si pasojë e aksidentit që ndodhi tek Rruga e Kavajës, të lënduar mbetën Vilma dhe Arjan Konomi dhe foshnja e tyre tremuajshe. Ata janë duke marrë mjekim intensiv në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Familja u aksidentua nga automjeti që drejtonte Sulejmani ndërsa po kalonin rrugën te vijat e bardha. Pas ngjarjes,39-vjeçari u arratis dhe i la të lënduarit në vendin e ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën, më pas të lënduarit janë transportuar në spitalin e Traumës.

Të fundit