Flash News

E-TJERA

Përmbytje në zonën e Urës së Mifolit, Vjosa del nga shtrati, arrin në 6.8 metra

Përmbytje në zonën e Urës së Mifolit, Vjosa del nga

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme kanë krijuar një situatë problematike në disa zona të Shqipërisë. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që jetojnë pranë brigjeve të lumit të marrin masa paraprake dhe të qëndrojnë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat e emergjencës.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve, rruga Kotë–Sevaster në fshatin Vajzë ka pësuar një shkarje dhe aktualisht është e bllokuar. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet në këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.

Problem mbetet edhe aksi nacional Gjirokastër–Kakavijë, i cili është bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat, për shkak të reshjeve të dendura. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen sa më të shpejtë të segmentit rrugor.

Të fundit