Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përgatituni për pushime "të kripura": Çmimet e rritura për çdo shërbim, prekin pushimet e familjeve

Pushime në struktura luksoze, mesatare apo ekonomike? Nuk ka rëndësi çfarë plani keni këtë vit, pasi çmimet do të jenë të rritura për të gjitha kategoritë.
Strukturat akomoduese parashikojnë një rritje 10%, për të përballuar kostot e shtuara të energjisë, ushqimeve, naftës dhe pagave të rishikuara të stafeve.
Ndërkohë që edhe ata që do të duan variantin ekonomik nuk mund të shpëtojnë nga kostoja e rritur e naftës dhe ushqimeve, sapo të dalin nga dera e shtëpisë. Tur-operatorët gjykojnë se, pavarësisht çmimeve, planet e pushimeve të verës ka pak gjasa të ikin nga kalendari i familjeve, të cilat do të përshtatin gjithçka sipas buxhetit, nga net-qëndrimet tek udhëtimet e fundjavave.
Ende pa nisur mirë sezoni veror, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë faturat “tradicionale” të çmimeve në restorante e hotele, kryesisht në zonën e Jugut, shoqëruar me pakënaqësi. Pavarësisht zemëratës njëzëri, argumenti i përvitshëm për atë që ndodh në vend është ai i vendosjes së çmimit nga kërkesë-oferta.
Për aq kohë sa ka njerëz të gatshëm të paguajnë në nivele të tilla çmimesh, do të ketë edhe ofertë. Këto përgjithësisht janë raste të hasura tek-tuk, me çmime me nivele ekstreme, në raport me mesataren e përgjithshme.
Opsionet më të lira nuk mungojnë gjithashtu. Por viti 2022 parashikohet të jetë “më i kripur” në çmime, për të gjithë ata që do të duan të pushojnë gjatë verës, pasi rritja e çmimeve ka ardhur në disa segmente njëkohësisht, duke e bërë thuajse të pamundur amortizimin e plotë të tyre, pa dhënë efekt te kostoja finale.
Hoteleve u rriten kostot me 30% nga energjia, ushqimet, pagat, nafta
Strukturat akomoduese ishin të parat që dhanë alarmin se kostot e tyre të operimit janë rritur, për shkak të disa zhvillimeve në tregun e brendshëm, por edhe atë të jashtëm, me efekt zinxhir. Së pari, ishte lëvizja e qeverisë për të nxjerrë në tregun e parregulluar 7500 biznese të lidhur në tension 20,10,6 kv ku bëjnë pjesë edhe struktura akomoduese të vendosura në të gjithë vendin. Këto biznese, që deri dje e blinin energjinë me 11-12 lekë/këh tashmë po detyrohen ta blejnë me 18.8 lekë këh, nëse janë në tension 20 kv dhe 19.7 lekë, nëse janë në tension 10,6 kv.
“Energjia është ajo që na ka prekur më rëndë, pasi është dyfishuar. Po paguajmë një kilovat me 18.8 lekë. Duhet të kuptojmë që kostoja e energjisë zë një vend shumë të rëndësishëm në shpenzimet tona si struktura akomoduese.
Nuk jemi gjatë gjithë netëve në rezervim të plotë, por pajisjet janë në punë dhe kjo na shkakton humbje të madha. Sa u takon ushqimeve, vë re se janë rritur, por nuk na ndikon në mënyrë të konsiderueshme. Nëse bëjmë raportin e rritjes së çmimeve në disa elemente, energjia mban peshën më të madhe.
Këtë vit kemi shitur me çmim më të shtrenjtë se vjet, sepse janë rritur kostot. Për njerëzit, kjo është e qartë, pasi e prekin dhe vetë në përditshmëri”, – pohoi pak kohë më parë Blerim Norja, nga “Royal G” për “Monitor”. Rritja e çmimit për energjinë ka detyruar pjesën më të madhe të tyre të kërkojnë zgjidhje alternative. Jo pak kanë instaluar impiante fotovoltaike, deri në 500 këp për vetëkonsum, për të amortizuar disi kostot, por pohojnë se skema e bilancit mujor i penalizon në mënyrë të dukshme.
Sipas tyre, për subjektet e turizmit që kanë instaluar impiante, koha e kthimit të investimit zgjatet dukshëm, pasi janë të humbur nga bilanci mujor, duke prodhuar edhe në dimër, por kërkesa për energji e tyre në këtë periudhë bie, ndërsa bilanci vjetor do të ishte skema e duhur. Pavarësisht kësaj, me çmimet e rritura në tregje, ata vlerësojnë se instalimi i impianteve është një zbutje e duhur e kostove, që sërish rezulton me leverdi.
“Ne jemi të lidhur në tension 20 kilovolt dhe aktualisht po furnizohemi me çmimin 18.8 lekë nga 11 lekë më parë. Ne jemi përpjekur të minimizojmë disi ndikimin e energjisë duke instaluar impiante fotovolatike, një me kapacitet 350 këp dhe tjetri, 500 këp. Këto mbulojnë 70% të nevojës, kur situata është e favorshme. Pjesa tjetër mbulohet me çmimet që na vijnë nga tregu, të cilat janë rritur”, – pohon Ariol Haxhillari nga “FAFA Group”.
Përveç energjisë, strukturat akomoduese raportojnë për rritje të çmimeve të ushqimeve, diçka e dukshme në treg, por një pjesë e mirë thonë se pesha e kësaj rritje në koston totale mbetet e vogël dhe mund të amortizohet. Rritje ka shënuar edhe çmimi i naftës, nga e cila as këto struktura nuk shpëtojnë dot për nevojat e tyre.
Vështirësia për të gjetur staf shërbimi detyroi më herët strukturat akomoduese, baret dhe restorantet për rritje të pagave. Disa prej tyre pohojnë se kanë marrë punonjës të huaj, ndërkohë që për të parandaluar largimin e stafit ekzistues, janë detyruar të rrisin pagat deri në 30%.
Rritja e menjëhershme e çmimeve në disa segmente ka bërë që të paktën për hotelet që kanë shitur paketa me garanci, në rastin më të mirë të mos ketë fitim. Në rastin më të keq mund të jenë edhe me humbje.
Paketat e reja po shiten me çmim të rritur 10-20%
Tur-operatorët në zonën e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës raportojnë se rezervimet e reja do të jenë me një rritje që mund të luhatet mesatarisht 10-20%. Ariol Haxhillari, nga “FAFA Group”, raporton se në tërësi, për Durrësin, nuk pritet të ketë rritje më të madhe se 10% për strukturat akomoduese.
“Rritja nuk mund të jetë e lartë, pasi strukturat në zonën e Durrësit rrezikojnë të dalin nga tregu. Në një vit të vështirë si ky me çmime të rritura, duhet të mundohesh të jesh konkurrues”, – shprehet Haxhillari.
Të njëjtin pohim bëjnë edhe operatorët në zonën e Vlorës e Sarandës, ku sipas tyre rritja mund të variojë nga struktura në strukturë. Mesatarja e përgjithshme do të jetë 10%, ndërkohë që për struktura të reja me kosto të larta të shtuara, rritja mund të shkojë deri në 20%.
Strukturat akomoduese, përveç kontratave që kanë shitur me garanci, nga të cilat nuk mund të luajnë nga çmimi i dhënë më herët, po shesin me çmime të rritura. Rezervimet, sipas tyre, mbeten të kufizuara, të paktën nga vendasit, të cilët zgjedhin rezervimet e momentit të fundit, ndërsa rezervimet nga vendet e Europës mbeten në nivele të kënaqshme.
Çmimet dhe uljet e agjencive mbeten në nivele më të ulëta, sesa në vitet e mëparshme (jo gjatë periudhës së COVID). Më shumë ulje duket se ka tregu polak, i cili për shkak të situatës së luftës në Ukrainë është në fazë stanjacioni, pasi qytetarët janë ende të pasigurt.
Paketat për 7 ditë në “all inclusive” (të gjitha të përfshira) për qershorin variojnë mes 450-700 euro personi, që edhe pse oferta me ulje, mbeten më lart sesa mesatarja e viteve të kaluara kur Shqipëria u bë destinacion tërheqës prej çmimeve të lira. Në qershor, paketat e polakëve luhateshin mes 350-600 euro/personi, për 7 ditë.
Preken familjet me pushime “ekonomike”, turizmi i fundjavës mund të ulet lehtë
Pavarësisht çmimeve me të cilin mund të sigurosh hotelin, edhe nëse ai nuk i është nënshtruar ndonjë rritjeje, kostoja e pushimeve të familjarëve këtë vit pritet të jetë më e lartë.
Një ndër segmentet kryesore që ka shënuar rritje jo të vogël është çmimi i karburanteve. Nafta dhe benzina, që kapën nivele rekord 260 lekë/litri, e tashmë luhaten mes 220-235 lekë/litri, sipas vendimit të Bordit të Transparencës të ngritur prej disa muajsh, kanë një peshë jo të vogël të shpenzimit në koston totale të pushimeve.
Grupi i atyre që zgjedhin pushime edhe më ekonomike, ku në vend të një hoteli standard do të zgjedhin një strukturë me ambient gatimi, sërish do të ketë kosto më të larta sesa një vit më parë, për shkak të shtrenjtimit të shtrenjtë të ushqimeve në njësitë e tregtimit me pakicë dhe shumicë.
Gjithsesi, për tur-operatorët pushimet nuk do të mungojnë.
Sipas tyre kjo do të thotë se familjet që tradicionalisht planifikojnë çdo vit pushime, do ta bëjnë atë edhe këtë vit, pavarësisht kostos së rritur. Luhatje mund të shënojë turizmi i fundjavës, ku një pjesë e familjeve mund të reduktojnë udhëtimet gjatë sezonit veror në destinacione të ndryshme, duke e fokusuar këtë buxhet te pushimet e gjata të verës.
Një tjetër element që mund të vihet re këtë verë, sipas operatorëve turistikë, është shkurtimi i net-qëndrimeve, duke reduktuar qëndrimet 10-ditore në javore, apo ato javore në 5-ditore. Ata presin që situata e çmimeve këtë vit të riorganizojë edhe destinacionet e preferuara të pushimeve për vendasit që do të duan të pushojnë këtu./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38