Flash News

E-TJERA

‘Përçarje’ në Britani, Home Office kërkon anulimin e marrëveshjes Francë-Angli për emigrantët

‘Përçarje’ në Britani, Home Office kërkon

Britania e Madhe nënshkroi një muaj më parë një marrëveshje me Francën, për të ndaluar kalimet e jashtëligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të La Manshit.

Në fokus kryesisht ishin shqiptarët të cilët përbëjnë edhe numrin më të madh të emigrantëve që kalojnë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.

Së fundmi, ‘The Guardian’ raporton se Stafi i Zyrës së Brendshme në Home Office është shprehur kundër marrëveshjes anglo-franceze dhe ka kërkuar anulimin e saj. Zyrtarët e Home Office shprehen se plani për të luftuar kalimin me gomone, është i destinuar të dështojë.

Një ditë pasi Franca njoftoi se po rriste numrin e anijeve të shpëtimit në Kanal, sindikata e Shërbimeve Publike dhe Tregtare (PCS) i ka shkruar Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, duke thënë se e vetmja zgjidhje për krizën është krijimi i një vize kalimi të sigurt për refugjatët në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Rishi Sunak është zotuar të bëjë prioritet parandalimin e kalimeve me gomone dhe pritet një deklaratë lidhur me çështjen këtë javë.

Në letrën drejtuar Braverman-it dërguar nga PCS, e cila përfaqëson 14,000 staf të Zyrës së Brendshme dhe Forcave Kufitare, thuhet se marrëveshja e nënshkruar me Francën prej 63 milionë funtesh do të dështonte dhe nuk duhet të ndiqet më.

Letra, nga kreu i negociatave të PCS, Paul O'Connor, i kërkoi qeverisë të miratojë një qasje të re dhe që refugjatëve t'u jepet një vizë e sigurt, në mënyrë që ata të shmangin kalimin e rrezikshëm nga kriminelët të organizuar.

Zyrtarët e Home Office kanë arritur në përfundimin se planet e mbështetura nga Braverman që bëjnë thirrje për një goditje të madhe ndaj azilkërkuesve nuk do t'i mbijetonin një sfide ligjore. Burime bëjnë me dije për ‘The Sun’ se verdikti i stafit të Braverman ishte se plane të tilla ishin të prekshme ndaj sfidës ligjore dhe ndoshta do të mposhteshin.

“Numri 10 u kërkoi zyrtarëve të Home Office një pikëpamje për ndalimin e azilit për njerëzit nga vendet e listës së bardhë ato që konsiderohen mjaft të sigurt për njerëzit që të kthehen dhe zyrtarët u thanë atyre se rastet individuale do t'i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor, gjë që do të ishte e vështirë të fitohej, dhe atëherë politika e përgjithshme ka të ngjarë të mposhtet edhe në gjykata”, tha burimi.

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët lëshoi një deklaratë duke vënë në dukje shqetësimet lidhur me propozimet e raportit dhe ato që ai i quajti një seri gabimesh kritike dhe ligjore.

Mundësia e një humbjeje tjetër ligjore për Home Office vjen ndërsa gjyqtarët e gjykatës së lartë përgatiten të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi planin e saj të diskutueshëm për të dërguar azilkërkues në Ruandë.

Pavarësisht planit të shpallur në prill nga paraardhësja e Braverman, Priti Patel, asnjë azilkërkues i vetëm nuk është deportuar në Afrikë, edhe pse Home Office ka shpenzuar dhjetëra miliona paund për këtë iniciativë.

Të fundit