Flash News

E-TJERA

PD ankimoi zhbërjen e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, KAS rrëzon kërkesën

PD ankimoi zhbërjen e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”,

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën e selisë blu, e cila argumentonte se kërkesa për regjistrim të koalicionit ishte dorëzuar pas aftit të përcaktuar nga KQZ, Komisioni i Rithemelimit nuk figuron si subjekt zgjedhor apo politik, si edhe për faktin se koalicioni ka përdorur elementë dhe simbole të ngjashme me të.

"Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 02, datë 05.02.2022 me objekt, “Shfuqizimi i vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjsitrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, (Sh-L), për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në përfundim të shqyrtimit paraprak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore", thuhet në vendimin e KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) regjistroi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” duke përfshirë dy parti: LSI dhe PDK, por la jashtë ish-kryeministrin Sali Berisha me Komisionin e Rithemelimit. KQZ argumentoi se nuk mund të pranonte ‘kërkesa kërkesa për të përfshirë në simbole, në sigla apo në thelbin e vet elementë të Partisë Demokratike’.

Të fundit