Flash News

E-TJERA

Pas skandalit të pagave, rrjedhin numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëve, shiten online për 4.000 dollarë

Pas skandalit të pagave, rrjedhin numrat e telefonit të 3 milionë

Kanë kaluar vetëm disa muaj nga rrjedhja e të dhënave personale të rreth 900 mijë shqiptarëve përfshirë emrin, numrin e ID, numrin e telefonit, pozicionin e punës e më pas edhe targat e makinave.

Një tjetër skandal ka shpërthyer me të dhënat personale të shqiptarëve. Bëhet fjalë për rrjedhjen e numrave të telefonit të 3 milionë shqiptarëve të cilët janë nxjerrë në shitje online.

Ende nuk dihet se kush e ka bërë publike databazën dhe ka lejuar rrjedhjen e numrave personalë të telefonit, ndërsa bashkangjitur numrit është vendosur edhe pozicioni i punës së çdo personi.

Personi në fjalë i cili posedon dhe ka publikuar databazën ka nxjerrë edhe një listë çmimesh. Me 4.000 dollarë çdo individ me një kartë bankare mund të blerë të dhënat për numrat e telefonisë së 3 milion shqiptarëve, me 1.500 dollarë mund të blerë të dhënat e 1 milion numrave.

1.000 dollarë është çmimi për 500.000 numra dhe 350 dollarë për 100.000 numra të telefonisë shqiptare.

Pas skandalit të pagave, rrjedhin numrat e telefonit të 3 milionë Pas skandalit të pagave, rrjedhin numrat e telefonit të 3 milionë  Pas skandalit të pagave, rrjedhin numrat e telefonit të 3 milionë

Të fundit