Flash News

E-TJERA

Pas alarmit të SHBA-ve, ‘Daily Express’: Irani kërcënon të godasë me raketa qendrën e MEK në Shqipëri

Pas alarmit të SHBA-ve, ‘Daily Express’: Irani

Pas alarmit të ngritur nga SHBA-të, për një sulm të mundshëm  Samitin Botëror të Iranit të Lirë që do të zhvillohet në Durrës, një tjetër kërcënim vjen nga Irani për kampin e muxhahedinëve në Durrës.

Një artikull i botuar në 'Daily Express' shkruan se Irani ka kërcënuar kampin e muxhahedinëve MEK, me një sulm raketor.

“Lajmi vjen pasi grupi i krahut të majtë ekstrem ngriti bazën e tyre në Evropën Lindore pas dëbimit të tyre nga Iraku. Organizata ishte akredituar më parë si një grup terrorist derisa SHBA hoqi titullin. Agjencia iraniane e lajmeve Fars bëri thirrje për shënjestrimin e grupit në Evropë përmes përdorimit të raketave balistike dhe dromëve”, shkruhet në artikull.

Kampi Ashraf 3 me bazë në Manzë të Durrësit, “është shtëpia e të mërguarve iranianë, të cilët besohet se po marrin trajnime guerile dhe ushtarake në atë vend”, citon më tej artikulli.

Artikulli i agjencisë së lajmeve Fars, sipas Daily Express, pretendon se 17,000 njerëz u vranë si rezultat i veprimeve të MEK. Irani përsëriti se kishte të drejtë të mbrohej duke përdorur fuqi të fortë kundër terroristëve.

“Aftësitë e dronëve të sulmit dhe raketave balistike të Iranit mund të përdoren për të goditur qendrën e MEK në Shqipëri pa asnjë pengesë ligjore. Nëse qeveritë pritëse refuzojnë të dëbojnë dhe ekstradojnë hipokritët (një term i përdorur nga Teherani për MEK), ata duhet të kërcënohen me veprime reciproke, bazuar në doktrinën e Republikës Islamike për të luftuar kërcënimet e sigurisë në burimin e tyre”, ka qenë kërcënimi i Iranit, sipas 'Daily Express'.

Të fundit