Flash News

E-TJERA

Paratë ‘fluturojnë’ në parajsa fiskale, Dumani: Dubai vatër e kriminelëve shqiptarë, krimi është sofistikuar

Paratë ‘fluturojnë’ në parajsa fiskale, Dumani: Dubai

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka vënë në dukej se krimi në Shqipëri është sofistikuar ndjeshëm, ndërsa kriminelët shqiptarë jashtë vendit kanë një ndikim të madh në tregun ndërkombëtar.

Dumani tha në Komisionin e Ligjeve se është rritur tendenca për të lëvizur paratë jashtë vendit në parajsa fiskale.

Një problem kyç, siç theksoi Dumani, është edhe Dubai i cili është kthyer në ‘vatrën’ e kriminelëve shqiptarë, për shkak se nuk jep miratim për ekstradimin e tyre.

“Kemi vënë re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale. Grupet kriminale të drejtuara nga shqiptarët po konsiderohen nga ndërkombëtarët me një ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare, kryesisht kanabis dhe kokainë, janë aktive në rajon, por edhe BE, Turqi SHBA. Këto kanë qasje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës së kokainës duke krijuar një lidhje të fortë me organizatat kriminale në Amerikën Latine.

Shihet një tendencë e lëvizjes së parave në vende jashtë juridiksionit shqiptarë, në parajsa fiskale duke rritur vështirësinë e gjurmimit, ka edhe sisteme informale të dërgimit të parave. Problematik fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai qëndrojnë një numër të madh të kërkuarish për vepra penale krim i organizuar që nuk po jepet një miratim për ekstradimin e tyre. Nisur nga kjo, kemi 28 procedime penale të nisura kryesisht”, tha Dumani.

Të fundit