Flash News

E-TJERA

Paralajmërimi për rikthimin e vizave, kërkesa e KE për Shqipërinë dhe vendet e tjera të BP

Paralajmërimi për rikthimin e vizave, kërkesa e KE për

Disa javë më parë, Republika Çeke paralajmëroi një rikthim të mundshëm të vizave për Shqipërinë, Serbinë dhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Shkak, sipas Presidencës Çeke, është migrimi i paligjshëm përmes rrugëve ballkanike i cili nuk është frenuar nga Shqipëria dhe Serbia.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Anita Hipper, tha në një intervistë për Deutsche Ëelle, se partnerët e Ballkanit Perëndimor do të duhet të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me të atë të Bashkimit Evropian.

Sipas Hipper, Komisioni Evropian është duke monitoruar harmonizimin e plotë të strategjisë së vizave me Ballkanin Perëndimor.

“Ne punojmë ngushtë me Serbinë dhe partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Siç u theksua nga Komisioni në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, muajin e kaluar, është thelbësore që partnerët e BP të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me atë të BE-së për të siguruar një migrim të menaxhuar mirë. Serbia pritet të përafrohet plotësisht me politikën e vizave të BE. Serbia është zotuar të marrë masa të shpejta dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër. Komisioni po monitoron dhe ka theksuar nevojën e harmonizimit të plotë të strategjisë së vizave nga Ballkani Perëndimor në kontekstin e Raporteve të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, Raporteve të Zgjerimit dhe takimeve të rregullta të Nënkomisioneve për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme”, tha Hipper.

E pyetur se sa do të ndikojnë kalimet e paligjshme të emigrantëve në integrimin e Shqipërisë dhe Serbisë, Hipper tha se KE do të japë rekomandimet e veta për çështjen e emigracionit të paligjshëm në një raport që pritet të dalë në mes të muajit nëntor.

“Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në si pjesë e politikës së zgjerimit. Komisioni e ka ndjekur këtë çështje në raportin e tij vjetor për paketën e zgjerimit dhe mekanizmin e pezullimit të vizave. Ai përsëriti rekomandimet për përafrimin e plotë në paketën e zgjerimit të vitit 2022 dhe do ta bëjë këtë edhe në raportin e pestë mbi mekanizmin e pezullimit të vizave, që pritet të dalë në mes të nëntorit”, shtoi Hipper.

Të fundit