Flash News

E-TJERA

Paradoksi: Shqipëria do të furnizojë Puglia-n, kur Tirana vuan për ujë të pijshëm

Paradoksi: Shqipëria do të furnizojë Puglia-n, kur Tirana vuan

Media italiane “Corriere della Sera” publikuan një muaj më parë një plan të dy qeverive, italiane dhe shqiptare, për një tubacion të nëndhenshëm nga Gjirokastra në Puglia, për të furnizuar me ujë rajonin.

Sipas medias italiane, projekti parashikon 85 kilometra tubacione nënujore dhe 120 kilometra tubacione tokësore dhe vlerësohet të kushtojë rreth 1 miliardë euro.

Një burim i ri uji mund të jetë një ndihmë për 4 milionë banorët e rajonit të Puglia-s, shkruan Forbes.

“Të bashkuar buzë detit Adriatik, përballemi me Shqipërinë, një vend shumë i pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit. Ne mund të sjellim në jetë një projekt të madh dhe ambicioz. Për të ndërtuar një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, tha Sergio Fontana, presidenti i Confindustria Puglia, që përfaqëson kompanitë italiane në Shqipëri.

Forbes sjell një anë tjetër të medaljes së realitetit. Në kushtet kur Shqipëria planifikon të furnizojë me ujë, kryeqyteti vuan edhe në 2022-shin mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Forbes shkruan se një nga arsyet që qeveria shqiptare nuk e komenton projektin Italian, është fakti se ka problem me ujin e pijshëm.

Nëse realizohet, projekti do të zgjasë katër vjet për t'u ndërtuar, duke transportuar 150 milionë metra kub ujë në Puglia në një thellësi maksimale nënujore prej 850 metrash. Pjesa nënujore do të kalonte rreth 85 kilometra ndërsa pjesa tjetër e tubacionit do të kalonte rreth 120 kilometra.

Mediat italiane raportojnë se presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i ka shkruar së fundmi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për zbatimin e një projekti të tillë. Por nga ana e kryeministrit deri tani nuk ka asnjë përgjigje.

Të fundit