Flash News

E-TJERA

Pamje nga sherri mes dy fiseve në Krujë, i plagosuri goditet me shkopinj gome; u përfshi edhe vëllai i Rrahman Rrajës

Pamje nga sherri mes dy fiseve në Krujë, i plagosuri goditet me

Dy fise, Maja dhe Rraja, u përfshinë dje në një konflikt të dhunshëm me sende të forta, ku të plagosur mbetën dy persona nga fisi Maja.

Në pamjet filmike, duket se si anëtarët e fisit tjetër godasin pa pushim me shkopinj gome dhe shkelma, një person nga fisi Maja.

I plagosur shihet i gjakosur teksa tenton t’i largohet dhunuesve. Jashar Maja dhe Bilbil Maja janë dërguar në spital për shkak të dhunës, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma.

Sherri ndodhi për një gurore e cila është në pronësi të fisit Rraja. Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja, është një nga personat e përfshirë në konflikt.

Të fundit