Flash News

E-TJERA

Pajisjet e identifikimit biometrik nuk funksionojnë, 'dorëzohet' KQZ: Procesi të vijojë manualisht

Pajisjet e identifikimit biometrik nuk funksionojnë,

Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) ka urdhëruar vijimi manualisht të procesit të votimit në ato Qendra Votimi ku pajisja PEI ka probleme dhe nuk funksionon.

Sipas KQZ, në momentin që Pei nuk funksionon “KQV-të të fillojnë procesin e identifikimit të votuesve me listën e zgjedhësve të printuar të dërguar nga KZAZ-ja”.

Urdhëri është firmosur nga Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi dhe nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku.

Votimi u paralizua në disa QV të vendit, ku pajisja PEI nuk funksiononte dhe qytetarët nuk mund të votonin. Problemet me PEI i hasi i pari kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili shkoi për të votuar në QV-në e tij, por konstatoi se pajisja kishte probleme.

Edhe në QV-në ku pritet të votojë kryeministrit Rama në Surrel, procesi i votimit k ngecur për shkak të mosfunksionimit të PEI.

Pajisjet e identifikimit biometrik nuk funksionojnë,

Të fundit