Flash News

E-TJERA

Operacioni i SPAK në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së

Operacioni i SPAK në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjte një operacion në qytetin bregdetar të Durrësit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në kuadër të operacionit ka rënë në pranga Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume. Ky i fundit u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si ligjvënës në Parlament më 18 shtator.

Aksioni ishte përfshirë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. Ndërkohë pak më herët u raportua se kontrolle janë ushtruar edhe tek Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Paraprakisht bëhet me dije se ai nuk është gjetur në banesë dhe as në vendet ku mendohej se mund të ishte. Edhe në 2023 është ushtruar kontroll në banesën e tij, po nuk u gjet ndërsa ësht arrestuar vëllai i tij.

‘Rrumi’ është një personazh i njohur për drejtësinë dhe i shpallur në kërkim nga policia për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Ai u plagos dhe në atentatin ku mbeti i plagosur dhe deputeti i Durrësit, atëherë prokuror, Arian Ndoja.

Aksioni është ende në vijim dhe detaje të tjera pritet të dalin.

Të fundit