Flash News

E-TJERA

Çoi Tahirin në burg, në 2014-ën ish-ministri kërkonte ndëshkim për Engert Pëllumbin për 3 raste për vendime absurde

Çoi Tahirin në burg, në 2014-ën ish-ministri kërkonte

Dy ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO, duke u bërë kështu ministri i dytë në këto 30 vite në Shqipëri që dënohet me heqje lirie.

Vendimi për Tahirin u mor nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Report Tv ka publikuar një dokument të vitit 2014, kur  ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda. Tahiri e akuzonte Pëllumbin për 3 raste. 

Rasti më i rëndë ishte ai i se Pëllumbi kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia. Një tjetër rast ishte ai i Eqerem Braçit, i cili u arrestua për plagosje të rëndë me dashje, ndërkohë që gjyqtari Engert Pëllumbi i dha 'Arrest në shtëpi'. Rasti i tretë ka të bëjë me një aksident me pasoja, të akuzuarin serish gjyqtari e la të lirë. Për të tre këto rastet prokuroria kishte kërkuar 'arrest me burg'.

Çoi Tahirin në burg, në 2014-ën ish-ministri kërkonte

Të fundit