Flash News

E-TJERA

Nuk ka dakordësi, qeveria shqiptare e zhgënjyer: Britania nuk na jep informacion për emigrantët

Nuk ka dakordësi, qeveria shqiptare e zhgënjyer: Britania nuk na jep

Shkëmbimi i informacioneve mes qeverisë britanike dhe asaj shqiptare lidhur me emigrantët e jashtëligjshëm shqiptarë që kalojnë Kanalin për të mbërritur në MB, duket se ka dështuar.

'The Guardian' raporton se burime pranë qeverisë shqiptare kanë pohuar se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me gomone kishin dështuar. Ngërçi i krijuar mes dy qeverive thuhet se po pengon frenimin e emigracioni të jashtëligjshëm.

Sipas The Guardian, një arsye e mundshme për mospërcjelljen e informacionit nga Ministria e Brendshme është formulimi i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2021 për dëbimet e përshpejtuara të atyre që vijnë ilegalisht.

Marrëveshja ndalon ndarjen e informacionit “nëse shkëmbimi, përdorimi ose zbulimi i mëtejshëm mund të nënkuptojë se u është dhënë atyre nga të cilët njerëzit kërkojnë strehim.”

“Ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar”, tha një burim në qeverinë shqiptare. “E vetmja gjë që kemi kërkuar nga miqtë tanë britanikë është të na japin disa informacione për 140,000 shqiptarët që jetojnë në Britani. Vetëm Britania e Madhe ka informacion mbi rrugët.”

Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Burimet e qeverisë shqiptare shprehën zhgënjimin për mungesën e një bashkëpunimi efektiv, nisur nga shqetësimet për këtë çështje në qeverinë britanike.

Tirana ka siguruar oficerët e Forcave Kufitare për të operuar në Dover, siç kërkohet nga Zyra e Brendshme, dhe zyrtarët kanë kontrolluar ata që po fluturonin jashtë Shqipërisë.

Burimi tha se rrugë të shumta po përdoreshin nga shqiptarët, duke përfshirë vozitjen në Kosovë për të marrë një autobus në Gjermani dhe një tren për në Francë. "Ata nuk po bëjnë asgjë të paligjshme derisa të hipin në gomone," tha burimi.

Qeveria shqiptare nuk ka parë një rritje të nisjeve nga vendi që të korrespondojë me rritjen e numrit që kalojnë Kanalin.

Megjithatë, zhgënjimi kryesor në Tiranë është dështimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të zbatuar një marrëveshje për dëbimet e shpejta të atyre shqiptarëve që mbërrijnë ilegalisht në MB nëpërmjet një vendi të tretë të sigurt.

Të fundit