Flash News

E-TJERA

Njihet si ‘baroni’ i heroinës në Has/ SPAK konfiskon hotelin me vlerë 5 milionë euro të biznesmenit

Njihet si ‘baroni’ i heroinës në Has/ SPAK konfiskon

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK( ka konfiskuar pronën e biznesmenit, Admir Hoxha, i vënë në pranga pas identifikimit të laboratorit të drogës në Has.

SPAK ka konfiskuar hotelin e Hoxhës me vlerë 5 milionë euro duke ia kaluar në pronësi shtetit.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Mision i SPAK!”, shkruan në Twitter.

Admir Hoxha u dënua me 12 vite burgim nga GJKKO në korrik të këtij viti, si ‘truri’ i grupit kriminal të ndërtuar në Has, përfshirë këtu edhe Avdylajt e Shijakut. Droga vinte nga Kolumbia, Peruja dhe Turqia për t’u shpërndarë më pas në Gjermani, Holandë dhe Francë.

Të fundit