Flash News

E-TJERA

“Një shtet u padit”, ambasadorja e BE paralajmëron qeverinë: T’i jepet fund ‘pasaportave të arta’

“Një shtet u padit”, ambasadorja e BE paralajmëron

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, dorëzoi sot progresin raportin e KE-së për Shqipërinë.

Në konferencë me zv.kryeministren Belinda Balluku, Hohmann iu referua pasaportave të arta, ligj që qeveria shqiptare kërkon ta zbatojë duke shpërfillur kritikat ndërkombëtare.

Hohmann tha se KE është e qartë në politikat e pasaportave të arta, teksa paralajmëroi qeverinë shqiptare duke përmendur rastin e Maltës e cila u padit për ‘pasaportat e arta’.

“Mendoj se raporti është tejet i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur skemat për dhënien e nënshtetësisë. Mendoj se kjo lloj skeme do të vinte në pah disa rrisqe dhe rreziqe të shprehura qartë në raport. Në mars të këtij viti KiE u kërkoi të gjitha vendeve anëtare ti jepnin fund skemave të tilla për dhënin e pasaportave në këtë lloj forme. Javën e shkuar një shtet anëtar u padit për shkeljen e kësaj dispozite. Pra KiE është shumë i qartë dhe secili shtet duhet të vendosë vetë për këtë çështje”, tha Hohmann.

Komisioni Evropian deklaroi disa javë më parë se do të përgatitë një padi ligjore ndaj Maltës për të ashtuquajturin projektin e pasaportave të arta, i cili lejon të huajt që blejnë shtetësinë vendase me qëllim investimi.

Të njëjtën nismë ka ndërmarrë edhe qeveria shqiptare. Përpos kritikave nga opozita dhe ekspertët e fushës së ekonomisë, kryeministri Rama nuk u tërhoq nga amnistia fiskale. Drafti u hodh për konsultim në qershor dhe parashikon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro, te cilat me pas tatohen nga 7-10 %.

Të fundit