Flash News

E-TJERA

Niveli i përfaqësisë/ Raporti i ISP: Braçe dhe Tabaku deputetët më aktivë, cilët janë më ‘dembelët’ e Kuvendit

Niveli i përfaqësisë/ Raporti i ISP: Braçe dhe Tabaku

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka publikuar një raport mbi “Aktivitetin parlamentar dhe cilësinë e përfaqësimit” për vitin 2022.

Nga gjetjet e raportit, sipas ISP, rezulton se gjatë sesionit parlamentar janar-korrik 2022 Kuvendi investoi më shumë në debatet e brendshme politike, sesa në përfaqësimin parlamentar.

“Temat kryesore në ligjërimin dhe nismat parlamentare mbeten vetingu në politikë, reforma në drejtësi, lidhjet e politikës me krimin, korrupsioni, rritja e kostos së jetesës dhe skandale si ai i inceneratorëve, për të cilin dy deputetë të zgjedhur më 2021 janë në burg”, thuhet në raport.

Raporti tregon se retorika e përdorur në Parlament u bazua kryesisht në sulme të personalizuara dhe akuza të ndërsjellta, me gjuhë denigruese dhe mungesë të respektit ndaj mendimeve të tjetrit, sjellje partizane dhe imponim të votave të shumicës për vendimmarrjet politike.

Gjuha e përdorur nga deputetët e Kuvendit referuar më shumë sulmeve personale la në hije problematikat.

“Tri aktet më të rëndësishme të parlamentit gjatë sesionit janar – korrik 2022 ishin: zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës, ndryshimi i kushtetutës lidhur me mandatet e organeve të vetingut, dhe funksionimi i komisionit hetimor për inceneratorët. Gjatë sesionit nuk pati mocion besimi dhe as mosbesimi, nuk pati seancë të posaçme pyetjesh për kryeministrin, dhe megjithëse u shënuan 19 interpelanca, në tërësi, Kuvendi nuk arriti të bëjë progres në jetësimin e funksionit kushtetues të kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, vlerëson raporti.

Sa i përket nivelit të përfaqësisë në Kuvend, dy janë deputetët që kanë spikatur me nivlin më të lartë: Jorida Tabalu, deputete e Partisë Demokratike, dhe Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste.

“Disa nga deputetët e rinj patën rritje të vizibilitetit dhe aktivitetit parlamentar, ndërkohë që së paku 17 deputetë nuk arritën dot të mbajnë një fjalim në parlament. Gratë deputete ishin shumë më aktive, sesa deputetët burra (35 vs 33 nga 100 pikë në nivel krahasues në parlament me deputetët meshkuj).

Në nivel grupesh, deputetët e LSI patën koefiçientin më të lartë të efikasitetit (37 nga 100 pikë), ndjekur nga deputetët e PD (35 nga 100 pikë) dhe PS (34 nga 100 pikë). Grupi i deputetëve të PSD me vetëm 19 nga 100 pikë kanë pasur aktivitet minimal, duke mos pasur asnjë diskutim në komisione dhe as në seanca plenare, si dhe duke mos përdorur asnjë prej mekanizmave ligjvënës e përfaqësues që ofron Kuvendi”, thuhet në raportin e ISP.

Niveli i përfaqësisë/ Raporti i ISP: Braçe dhe Tabaku Niveli i përfaqësisë/ Raporti i ISP: Braçe dhe Tabaku Niveli i përfaqësisë/ Raporti i ISP: Braçe dhe Tabaku

Të fundit