Flash News

E-TJERA

Nga spiunazhi te falimenti/ Rrjedhja e të dhënave ‘kërcënon’ biznesin, kërkohet ndërprerja e fiskalizimit

Nga spiunazhi te falimenti/ Rrjedhja e të dhënave

Konfindustria ka reaguar sërish për skandalin e publikimit të të dhënave, pagave si edhe targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i konfindutrisë vjen pasi sot gjykata vendosi të lirojë nga burgu 4 të akuzuarit si përgjegjës për shpërndarjen e databazave me të dhënat e shqiptarëve. Konfindustria ka kërkuar ndërprerjen me ligj të procesit të fiskalizmit të detyrueshëm për bizneset.

Sipas konfindustrisë, ndërkohë që AKSHI-ja agjensitë përgjegjëse të informacionit “nuk janë në gjendje të prodhojnë standardet e sigurisë për vetveten e kanë të pamundur të kontrollojnë edhe kompanitë private të fiskalizimit.”

“Rrezikojnë të rrjedhin, të grabiten dhe/ose të shiten për konkurencën në formën e spiunazhit tregtar në kohë reale të dhëna shumë të ndjeshme për bizneset si: - furnitorët, - çmimet e blerjeve, - lëvizjet e shitjeve, -klientët, - cmimet e shitjeve, - xhirot, -fitimet, -borxhet”, shkruan konfindustria.

Reagimi i plotë:

Konfindustria, duke vlerësuar si tëpër shqetësuese shkallën e mbrojtjes të të dhënave private nga agjensitë publike do të kërkojë zyrtarisht nga vendimarrja politike ndëprerjen me ligj dhe sa më të shpejtë të procesit të fiskalizimit me detyrim për bizneset. Për një afat të pacaktuar deri në sigurimin e standarteve të domosdoshme të sigurisë, fiskalizimi për bizneset do të kërkohet të jetë vetëm vullnetar. Kërkesa e mësipërme vjen pas skandalit në dhjetor 2021 të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme private të qytetarëve dhe bizneseve.

Konfindustria vlerëson, se ndërkohë që AKSHI dhe agjensitë e përgjegjëse të informacionit nuk janë në gjëndje të prodhojnë standartet e sigurisë për vetveten e kanë të pamundur të kontrollojnë edhe kompanitë private ndërmjetëse të fiskalizimit. Në këtë rast rreziku i rrjedhjes dhe/ose shitjes së qëllimshme për konkurencën e të dhënave të ndjeshme tregtare të bizneseve rritet jashtëzakonisht shumë. Rrezikojnë të rrjedhin, të grabiten dhe/ose të shiten për konkurencën në formën e spiunazhit tregtar në kohë reale të dhëna shumë të ndjeshme për bizneset si: - furnitorët, - cmimet e blerjeve, - lëvizjet e shitjeve, -klientët, - cmimet e shitjeve, - xhirot, -fitimet, -borxhet, , etj.  

Rrjedhja e të dhënave të mësipërme rrezikon drejtpërdrejtë humbjet financiare deri në falimentim të plotë të bizneseve, duke thelluar në mënyrë të jashtëzakonshme pasojat e skandalit të dhjetorit 2021 me pasoja të rënda në afatgjatë për gjithë ekonominë kombëtare përfshi edhe penalizime të rënda financiare në gjykata të shtetit shqiptar.

Të fundit