Flash News

E-TJERA

Nga 1 tetori shtrenjtohet energjia elektrike, qeveria ende s’ka përcaktuar çmimin

Nga 1 tetori shtrenjtohet energjia elektrike, qeveria ende s’ka

Nga 1 Tetori çmimi i energjisë nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë konsumatorët.

Abonentët familjarë të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj do të faturohen me vlerë tregu, pra do ta paguajnë faturën më shtrenjtë se pjesa tjetër.

Megjithëse qeveria njoftoi planin për shtrenjtimin e energjisë dhe rikthimin fashave, ende nuk ka përllogaritur apo caktuar një çmim që do t’iu faturohet pjesës së abonentëve që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë në muaj.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, u shpreh disa ditë më parë se pavarësisht çmimit në bursa që ka arritur nivele rekord, qeveria nuk ka asnjë vendim për shtrenjtimin e saj.

Në konferencën për media dje nga Kryeministria, Balluku tha se çmimi i energjisë në bursën hungareze ka arritur në 1040 euro për MWh, pra 1 MWh në bursë blihet me 1040 euro. Ministrja pohoi se ka disa propozime për fashat e energjisë të cilat do të diskutohen për të marrë një vendim final.

Në muajin Prill të këtij viti, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se ato familje që fitojnë më pak të ardhura do të paguajnë më pak, ndërsa ato që marrin më shumë, do të paguajnë më shumë. Asokohe qeveria përfoli si limit harxhimi fashën prej 700 kWh.

“Në konceptin kush fiton më pak do paguajë më pak, ato familje që shpenzojnë 700 kë e sipër do paguajnë më shumë. Ata që shpenzojnë nën 700 kë nuk u ndryshon çmimi. Ato familje që kanë shumë më shumë të ardhura, shpenzojnë më shumë”, tha Ahmetaj.

Të fundit