Flash News

E-TJERA

Nesër Konferenca e Parë Ndërqeveritare, zbardhet axhenda e delegacionit shqiptar në Bruksel

Nesër Konferenca e Parë Ndërqeveritare, zbardhet axhenda e

Një delegacion shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe me praninë e ministres së Jashtme Olta Xhaçka, do të udhëtojë nesër drejt Brukselit, ku do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Ndërkaq, është zbardhur edhe axhenda e delegacionit shqiptar. Me mbërritjen në Bruksel, kryeministri Rama do të takohet rreth orës 08:00 me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe me presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen.

Rreth orës 09:00 do të ketë një deklaratë të përbashkët nga të tre. Ndërsa në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Të shtunën Kuvendi i RMV-së miratoi propozimin francez pas disa seancave maratonë dhe kundërshtimeve nga ana e opozitës. Kjo i hapi rrugën nisjes së bisedimeve për negociatat e Tiranës dhe Shkupit me Bashkimin Evropian.

Axhenda e Ramës nesër ne Bruksel:

08.30 – Takim mes Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi.

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin.

 

Të fundit