Flash News

E-TJERA

"Nëse nuk ke para të lënë të vdesësh", influenceri tregon anën e errët të Shqipërisë

"Nëse nuk ke para të lënë të vdesësh",

Influenceri Fabiano Cota ka komentuar së fundmi sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale, ai denoncon mungesën e humanizmit dhe abuzimin me qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të paguar trajtimin mjekësor.

Sipas tij, spitalet publike janë kthyer në institucione ku çdo shërbim blihet me para në dorë, ndërsa qytetarët e thjeshtë, pa mbrojtje dhe pa mundësi, trajtohen si të padukshëm.

“Nëse ke para dhe je i mbrojtur, mund të bësh një jetë të mirë këtu. Por nëse nuk ke para, të lënë të vdesësh në një shtrat spitali. Si funksionojnë spitalet në Shqipëri? Për cdo shërbim ti duhet të paguash lekë. Të gjithë duan para, dhe nëse skë para nuk ke asnjë që të të mbrojë. E vetmja gjë që bëjnë është të të japin trajtimin minimal, të të shtrijnë në krevat dhe të të lënë aty",- thekson ai.

Cota solli edhe një rast tronditës të një gruaje shtatzënë, e cila humbi fëmijën për shkak të mungesës së kujdesit nga personeli mjekësor.

“Ata e lanë të vuante dhe nuk bënë asgjë për të. Këtu askush s’do t’ia dijë për ty, por vetëm për paratë,” – deklaron ai.

Në përfundim, ai thekson se faji nuk është i qytetarëve, por i një sistemi të kalbur që po shkatërron çdo ndjenjë solidariteti njerëzor.

“Shqiptarët janë njerëz humanë, por sistemi në Shqipëri jo. Shqiptarët janë viktima të këtij sistemi, që nuk kanë çfarë t’i bëjnë dhe si të reagojnë",- shprehet ai.

Më poshtë video e plotë

 

Të fundit