Flash News

E-TJERA

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani, rregullat e reja

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e patentave.

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se me marrëveshjen e re, janë përcaktuar edhe rregulla të reja të cilat hyjnë në fuqi më 1 Qershor 2022. Në të janë përcaktuar edhe kategoritë e lejeve të drejtimit për të cilat mund të bëhet konvertimi pa pasur nevojë për një provim të ri.

Përfitues nga marrëveshja janë edhe shtetasit shqiptarë rezidentë në Gjermani.

Njoftimi i ambasadës:

Të dhënat kyç më të rëndësishme:

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Të fundit