Flash News

E-TJERA

Në fushatë zgjedhore, KKT firmos leje ndërtimi për kulla, vila dhe HEC-e

Në fushatë zgjedhore, KKT firmos leje ndërtimi për kulla,

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi edhe në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksion kompleks ku ndër të tjera përfshihen edhe apartamente banimi.

Në listën e vendimeve në fjalë nuk jepen detaje për katet që do të kenë këto objekte por teksa disa janë ndërtesa me lartësi mesatare që nuk i klasifikon si kulla, të tjerat që nga emërtimi që kanë në projekt duket se janë të destinuara si të tilla. Kështu në listën e vendimeve bie në sy një lejë ndërtimi në rrugën Asim Vokshi dhe Don Bosko pagësuar si “Manhattan 1”.

Një tjetër lejë ndërtimi është dhënë për “Green Tower” në Bulevardin Gjergj Fishta. Po kështu leje ndërtimi janë dhënë për një objekt me funksion të përzier në zonën e Pazarit të Ri. Po Kështu KKT ka miratuar edhe 8 lejë për parqe fotovolatikë deri në 2MW.

Këto janë impiante që do të ndërtohen sipas legjislacionit në fuqi dhe ku çmimi i blerjes së energjisë së tyre caktohet çdo vit nga Enti Rregullator i Energjisë. Energjia diellore ka marrë vëmendje të madhe sidomos në kushtet e krizës duke nxjerrë në pah edhe më shumë hapin e shpejtë me të cilin duhet të diversifikohet sektori i cili është i varur plotësisht nga hidro.

Në listën e vendimeve janë edhe katër leje për HEC-e ku tre prej tyre janë në degë të lumit Devoll ndërsa një në përroin e Gomsiqes në Pukë. Vendime për leje janë marrë edhe për zhvillimin apo ndërtimin e ndërtesave publike si dhe infrastrukturë.

Një ndër më të rëndësishmit është rikualifikimi i bregdetit Vlorë-Radhimë-Orikum ndërkohë që janë miratuar edhe lejet për stacionet e plazhit në gjithë bashkitë bregdetare. Në fund bie në sy edhe një lejë për një projekt me vila, hotele dhe apartamente në zonën e Lalzit./ Monitor

Të fundit