Flash News

E-TJERA

Në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kërkon lirinë në Apelin e GJKKO

Në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako kërkon

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka apeluar vendimin e GJKKO.

Dako u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Përmes avokatit të tij, Dako ka bërë një kërkesë drejtuar Apelit të Posaçëm për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë ndaj tij. Dako kërkon një masë më të butë sigurie.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër SPAK me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para me dhënien e lejës për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare vlera e të cilit u rrit me 10-fish.

Të fundit