Flash News

E-TJERA

Në 16 vitet e fundit, Shqipëria ka mbajtur më shumë zgjedhje 'të falsifikuara', se të lira

Në 16 vitet e fundit, Shqipëria ka mbajtur më shumë zgjedhje

Në 16 vitet e fundit në Shqipëri janë zhvilluar tetë procese zgjedhore të përgjithshme dhe lokale. Nga statistikat rezulton se janë proceduar në total për krime dhe kundravajtje penale me sfond elektoral 133 raste të shoqëruara me 268 të dënuar.

Open Data Albania ka analizuar dhe përditësuar trendin dhe vëllimin e veprave penale me sfond elektroal në Shqipëri për 16 vitet e fundit. Nga të dhënat e marra nga Vjetarët Statistikorë të Ministrisë së Drejtësisë, bazuar në parashikime të Kodit Zgjedhorë janë iniciuar në total 75 procedime me 83 të dënuar.

Procedimet gjyqësore mund të iniciohen edhe në bazë të Kodit Zgjedhor, i cili në dispozitat e tij detajon vepra penale, të cilat referohen nga Kodi Penal.

Vetëm në vitin 2007, janë iniciuar në sajë të Kodit Zgjedhor 55 procedime gjyqësore dhe 55 të dënuar, në vitin 2011 është iniciuar 1 procedim gjyqësor dhe 9 të dënuar, në vitin 2018 janë iniciuar 4 procedim gjyqësor dhe 6 të dënuar, në vitin 2019 janë iniciuar 2 procedim gjyqësore dhe 2 të dënuar, në vitin 2020 janë iniciuar 6 procedim gjyqësor dhe 7 të dënuar dhe në vitin 2021 janë iniciuar 7 procedim gjyqësor dhe 4 të dënuar.

Në 16 vitet e fundit, Shqipëria ka mbajtur më shumë zgjedhje

Vepra penale më e konsumuar gjatë proceseve zgjedhore në vitet 2005-2021 është “Falsfikimi i dokumenteve dhe i rezulatit të zgjedhjeve”. Për këtë nen, në 16 vitet e fundit, janë regjistruar 30 procedime gjyqësore dhe 90 të dënuar.

Veprat e tjera penale, të cilat parashikohen në këtë seksion paraqesin shifra relativisht të ulta për raste të proceduara nga gjykata dhe autorë të dënuar. Gjatë viteve 2005-2021, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar ka shënuar 43 (të gjithë të dënuar në vitin 2021), Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor ka shënuar 21 autorë, Shkelja e fshehtësisë së votimit ka shënuar 11 autorë, Pengimi i subjekteve zgjedhore ka shënuar 6 autorë. Për disa vepra të tjera penale, nuk është shënuar asnjë procedim gjyqësor, për shembull,  Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, Pengimi i zgjedhësit, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve dhe Shpërdorimi i autoritetit policor.  

Në 16 vitet e fundit, Shqipëria ka mbajtur më shumë zgjedhje

Vepra penale, për të cilën legjislatori ka parashikuar sanksionin më të ashpër është Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor në rrethana të cilësuara, i cili përkon me nenin 326/a, paragrafi i dytë. Për nenin 326/a, paragrafi i dytë, Kodi Penal ka parashikuar dënim me burgim nga tre deri në tetë vjet.

Një fenomen si blerja e votës, i raportuar nga qytetarët, vëzhguesit vendor dhe ata ndërkombëtar në procese të fundit zgjedhore, përkon me veprime të parashikuara në nenin 328, Korrupsioni aktiv ne zgjedhje, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Ky nen  i ndryshuar në Kodin Penal në vitin 2012, ka shënuar vetëm 6 procedime gjyqësor të përfunduara në vitet nën analizë dhe nëntë të dënuar. Sanksioni i parashikuar për këtë veprimtari me rrezikshmëri të lartë është tepër i ulët ku maksimumi i dënimit është dy vite.

Të fundit