Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Polici, një grua në krye të komisariatit të Librazhdit

Ndryshime në Polici, një grua në krye të komisariatit

Ndryshime janë bërë në komisariatin e Policisë së Librazhdit. 

Burime për mediat bëjnë me dije se kryekomisari, Elton Halili, është larguar nga detyra e Shefit të Komisariatit, dhe në vend të tij është emëruar Kryekomisare Nertila Meta.

Pas largimit nga Librazhdi, kryekomisar Halili është emëruar shef komisariati në qytetin e Bulqizës.

"-Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.

-Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, në DVP Dibër",- thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit