Flash News

E-TJERA

Murtaja e derrave në Ballkan/ A ka raste në Shqipëri? Sqaron Ministria e Bujqësisë

Murtaja e derrave në Ballkan/ A ka raste në Shqipëri? Sqaron

Ministria e Bujqësisë në një takim të përbashkët me veterinerët dhe gjuetarët ditën e sotme ka diskutar për murtajën e derrit afrikan, virus i cili ka prekur fermat e vende të rajonit.

Ministria tha se në vendin tonë deri më tani nuk është paraqtur asgjë rast, por sërish  kërkuan nga veterinerët dhe gjuetarët të raportojnë kur ka simptoma, për çdo kafshë të ngordhur që mund të gjejnë në pyje në mënyrë që të izolojnë virusin.

Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë:

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në kufi me Bullgarinë janë konfirmuar rastet e para të shpërthimit të Murtajës Afrikane të Derrave (MAD-së) dhe mënjëherë pas marrjes së informacionit në rrugë zyrtare, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është vënë në gatishmëri për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje edhe në Shqipëri.

Duke qenë se përhapja e MAD-së është shumë e shpejtë: zbulimi, parandalimi dhe raportimi janë elementët kyç në frenimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse të kafshëve.

Kjo fushatë ka si synim që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë njohuri të përgjithshme rreth MAD-së dhe mënyrës së menaxhimit të saj përmes: parandalimit- si të shmangni kontaminimin, të mbroni fermat e gjënë e gjallë, dhe raportimit – si të veproni në rastet kur dyshohet për raste infektimi.

Çdo vend që mbarështon derra është në risk.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka udhëzuar rritjen e vigjilencës për survejancën pasive të Murtajës Afrikane të Derrave.
Për çdo kafshë të sëmurë apo të ngordhur, kontaktoni shërbimin veterinar në numrin e gjelbër!

Në këtë proces është e rëndësishme të theksohet roli i të gjithë aktorëve për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së derrit dhe kush janë shenjat që kafshët paraqesin në raste infektimi apo dyshimi.

Murtja Afrikane e Derrave (MAD) përbën një nga kërcënimet më madhore për industrinë e mbarështimit të derrave.
Pavarësisht se shëndeti i konsumatorit nuk është i cënueshëm nga kjo sëmundje, të gjithë ne mund të kontribuojmë në kufizimin e përhapjes së saj.

Murtaja Afrikane e Derrave (MAD) mund të ketë pasoja shkatërruese për ekonominë e mbarështimit të derrave.
, janë elementët kyç në kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje.
AKVMB kërkon që të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë njohuri praktike rreth MAD-së dhe mënyrës së menaxhimit të parandalimit të përhapjes së saj përmes rritjes së vigjilencës nga të gjithë aktorët: fermerët, veterinerët dhe qytetaret.
Në çdo rast të dyshimitë, kontaktoni me Shërbimin Veterinar.

Të fundit