Flash News

E-TJERA

“Mos bëj debate me ne”, minatori nga Bulqiza përplaset me Ballën në Samitin e Diasporës

“Mos bëj debate me ne”, minatori nga Bulqiza përplaset me

Një tjetër debat është shënuar në Samiti i Diasporës, që po zhvillohet në Tiranë, ku një emigrant nga Bulqiza, me profesion minator, është përplasur me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Gjatë diskutimit në panel, minatori ngriti shqetësimin për çështjen e pronave dhe zbatimin e ligjit 7501, duke e cilësuar atë si problematik për shumë emigrantë që nuk kanë pasur mundësi të ndjekin procedurat në kohën kur ligji u zbatua.

Nga ana e tij, Balla theksoi se “Paketa e Maleve” është hartuar pikërisht për t’u dhënë zgjidhje këtyre rasteve, duke i orientuar qytetarët që të ndjekin procedurat pranë këshillave bashkiakë dhe jo përmes noterëve.

Debati u tensionua kur minatori kundërshtoi zgjidhjen e ofruar, duke deklaruar se prej më shumë se 10 vitesh ka bërë kërkesa për tokën e trashëguar, pa marrë përgjigje. Emigranti kritikoi qeverinë për mosmiratimin e statusit të minatorit, pavarësisht premtimeve të dhëna.

Në fund të ndërhyrjes së tij, moderatori ndërpreu debatin.

Debati:

Minatori: Meqë paketa e maleve është miratuar, kemi pengesa  të theksuara nga ligji 7501, sepse ne kemi qenë punë shteti, larg vendlindjes dhe nuk kemi pasur të bëjmë letrat individuale sipas këtij ligji, një ligj kriminal, sepse akoma e sot po vriten bashkëkombësit tanë. Unë jam i ligjit, jam dakord me ligjet e shtetit.

Balla: Paketa e maleve është për të të shpëtuar nga kjo pjesa e 7501

Minatori: Prit se nuk më shpëton dot, sepse unë nuk shkoj në Korab të ndërtoj, por të toka e plakut tim

Balla: Po aty pra

Minatori: Nuk ma jep komuna i kam bërë kërkesë ka 10 vjet. Kam shkuar tek noteri…

Balla: Nuk ke punë fare tek noteri, shkoni te noteri që tu marrë ndonjë lekë. A do përgjigjen?

Minatori: Do të jap këtë mendim unë ty, duhet një iniciativë…

Balla: Nuk është kohë për mendim, është kohë për përgjigje. Nëse ke në plan të bësh një gjë te toka e gjyshi

Minatori: Nuk do e bëj unë, do ta bëjë djali. Se unë ndërtues në Itali, kam mbaruar

Balla: Shumë mirë atë tokë që ta ka lënë gjyshi, bëj kërkesë në Këshillin Bashkiak, dhe këshilli brenda 30 ditëve do ta miratojë tokën. Mos shko tek noteri. Shko te këshilli bashkiak

Minatori: Dhjetë herë e kam bërë kërkesën

Balla: Nuk e ke bërë kërkesën, ma sill mua se do ta ndjek unë.

Minatori: E dyta, unë kam punuar në minierën e  Bulqizës. Nuk u miratua ligji për statusin e minatorit, Është premtuar që në 2013. E kemi përgëzuar dhe e kemi votuar, se Bulqiza ka qene e djathtë. I dhamë votën akoma asgjë. Më e keqja, një deputet i krahasoi minatorët me balerinat e operës, një fyerje e rëndë. Unë shpresoj që këtë mandat do ta jepni statusin, përndryshe…Unë kam ardhur, kam harxhuar lekët. Mos bej debat me ne diasporën, kur të shkosh në televizor bëj debat, jo me ne. Kemi kontribuar për këtë vend.

Të fundit