Flash News

E-TJERA

Mjekët ‘arratisen’ në Gjermani, Rakacolli: Nuk ikin për shkak të rrogës, por se emigrojnë gjermanët

Mjekët ‘arratisen’ në Gjermani, Rakacolli: Nuk ikin

Teksa ‘arratisja’ e mjekëve shqiptarë për shkak të kushteve dhe pagesës është ngritur si problem shqetësues, Ministria e Shëndetësisë ndan tjetër opinion.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, pohoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore se mjekët shqiptarë po largohen nga Shqipëria jo për shkak të pagës. Rakacolli tha se mjekët shqiptarë po shkojnë drejt Gjermanisë, për shkak se vendasit aty po emigrojnë drejt SHBA-ve dhe Zvicrës.

Rakacolli shtoi se mjekët në Shqipëri i kanë kushtet.

“Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur. Do të rriten me 40% gjatë mandatit. Sapo u bë rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë. Ishte rritja e tretë brenda mandatit. Në Gjermani mjekët nuk shkojnë për shkak të pagës. Mjekët që ikin në Gjermani ikin sepse mjekët gjermanë ikin në Zvicër dhe Amerikën. Në Gjermani shkojnë mjekët por mos harroni që nga 1.3 mjekë për 1 mijë banorë kemi 1.9 mjekë për 1 mijë banorë. Unë nuk ia fus kot se nuk jemi këtë për lojë kungulleshkash. Mjekët këtu kanë kushte. Nuk është vetëm rroga”, deklaroi Rakacolli.

 

Të fundit